E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama, publiko faktet implikuese per te burgosurit

Fatjona Mejdini

Edi Rama nuk paraqet as proven me te vogel per akuzat e tij, ne lidhje me implikimin e te burgosurve te nxjerre me leje pergjate procesit zgjedhor te qershorit. Partia Demokratike nepermjet zedheneses se saj, Erla Mehilli, e akuzoi kryetarin e Partise Socialiste per ezaurim mendor dhe per shpifje te uleta, me te vetmin qellim, per te justifikuar humbjen ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Serish shoku Rama doli ne bace, i shfazuar dhe ne nje ezauriment mendor, sa tragjik aq edhe komik, duke riperseritur fobine e fundit te tij te sindromit te krijuar nga humbja e zgjedhjeve", theksoi Mehilli ne nje deklarate per mediat. Sipas Mehillit, Edi Rama, pasi akuzoi me dhjetera here komisioneret socialiste per mungese integriteti dhe mediat per sulme ndaj tij, tashme e justifikon humbjen e zgjedhjeve me daljen e te burgosurve me leje ligjore, ne shtepite e tyre. Zedhenesja e PD-se nenvizoi faktin se pavaresisht ketyre akuzave, kryetari i socialisteve nuk eshte ne gjendje te jape asnje prove te vetme, ne lidhje me implikimin e ketyre personave te nxjerre nga burgu, me procesin zgjedhor. "Serish i perserisim zotit Rama, se te burgosurit jane lejuar dhe do te lejohen te shkojne ne shtepite e tyre, ne zbatim te nje rregulli qe ekziston ne cdo vend te lire. Rama pati shansin sot te paraqiste qofte edhe proven me te vogel, te nderhyrjes apo implikimit te tyre ne procesin zgjedhor, por nuk e beri", theksoi zedhenesja e PD-se. Por ne emer te partise me te madhe ne mazhorance, Mehilli e ftoi kryetarin e PS-se se nese ai disponon prova, per prishjen e procesit zgjedhor dhe deformimin e tij nga e ketyre personave ti paraqis ato pa humbur kohe. Por zedhenesja e PD-se garantoi gjithashtu, se keto prova nuk ekzistojne sepse pikellimi ben qe Edi Rama, mos jete i ndergjegjshem per ato qe deklaron. "Nese zoti Rama, disponon qofte edhe faktin me te vogel, jo lista por fakte, eshte i ftuar ta beje ate publik, por jo te sulmoje qytetaret e ketij vendi vetem se ata jane te burgosur, e t'u atribuoje akuza pa faktuar shkelje ligji, deshmon vetem se nga frika, tmerri dhe pikellimi nuk di se cfare flet", deklaroi Mehilli per mediat. Sipas saj, i vetmi rast i evidentuar eshte ai i Emiljano Kecit, i cili sapo u lirua me leje, u shnderrua ne truprojen e armatosur te Blendi Klosit, gje qe detyroi organet e policise ta ndalojne ate dhe ta rikthejne ne institucionet e vuajtjes se denimit. Nje deklarate e cila eshte perseritur me kohe nga ana e demokrateve, per te treguar edhe njehere se te gjithe ata qe jane liruar sipas ligjit, nuk jane perzier ne procesin zgjedhor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›