E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Shteti shqiptar do te jape leje per te burgosurit sipas ligjit

Kryeministri Berisha iu pergjigj dy dite me pare akuzave te kryetarit te PS-se, Edi Rama, ne lidhje me ceshtjen e te burgosurve. Sipas kreut te qeverise, nuk ekziston as nje rast i vetem, kur persona te liruar nga burgu me leje te jene bere pjese e procesit zgjedhor. Ne rastin e Dritan Dajtit, kryeministri Berisha e vleresoi vdekjen e kater policeve si shume te rende, por theksoi se krimineli Dajti qe qelloi mbi ta nuk arriti t'i shpetoje dot policise, e cila ishte vene ne ndjekje te tij. Njeheresh kreu i ekzekutivit, Berisha, theksoi se shteti shqiptar do te vazhdonte te lironte me kusht ose me leje te burgosurit shqiptare, ne baze te te gjithe rregullave te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›