Solis: Negociatat, kongresi do mblidhet ne messhtator
Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, nuk do te jete pjese e negociatave te para te kryeministrit Berisha per formimin e qeverise se re. Sekretari i Pergjithshem i PBDNJ-se, Leonard Solis ne nje prononcim per "Koha Jone", thekson se forumet e larta te kesaj partie qe do te vendosin perfundimisht pjesemarrjen apo jo ne qeveri, do te mblidhen vetem ne mesin e muajit shtator. Nga ana tjeter kryeministri Berisha lajmeroi konturimin e qeverise se tij te re brenda dates 7 shtator dhe per kete arsye nuk ka me shpresa per negociata mes kryetareve te dy partive. PBDNJ si parti e minoritetit ne vend, zgjodhi te jete pjese e koalicionit te majte i cili humbi zgjedhjet e zhvilluara ne 28 qershor. Por kryeministri Berisha, u beri thirrje perfaqesuesve te kesaj partie qe te beheshin pjese e qeverisjes se djathte. Vendimi perfundimtare i PBDNJ-se do te merret vetem ne mesin e muajit shtator.