E Diel, 1 Nëntor 2026

PDI: Duam dy ministri, dy zv.ministra, dy ambasadore

Partia per drejtesi dhe Integrim, e njohur ndryshe si partia e komunitetit cam kerkon drejtimin e dy ministrive ne qeverine e re, e cila pritet te konstituohet javen e ardhshme. Kryetari i kesaj partie, Tahir Muhedini ne nje deklarate per mediat theksoi se PDI kerkon drejtimin e ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe ministrine e Mjedisit. Po keshtu, Muhedini paralajmeroi se PDI duhet te marre edhe dy zevendesministra dhe dy ambasadore. Sipas tij, keto kerkesa do i behen kryeministrit Berisha, gjate diteve te ardhshme, kur te fillojne negociatat zyrtare. Nga ana tjeter Muhedini theksoi se ne partine qe ai drejton nuk ka asnje percarje. PDI arriti te merrte nje deputet ne qarkun e Vlores, gjate zgjedhjeve te qershorit. Kjo force politike ishte afer marrjes se nje deputeti edhe ne qarkun e Fierit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›