E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barack Obama zhvillon një tur në Afrikë

UASHINGTON- Presidenti amerikan, Barack Obama do të zhvillojë një tur afrikan, që do ta çojë në Senegal, në Afrikën e Jugut dhe në Tanzani gjatë periudhës 26 qershor-3 korrik, bënë të ditur sot burime zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.
Burimet zyrtare theksuan se Zonja e Parë, Michelle Obama do të jetë e pranishme gjatë udhëtimit, por nuk dhanë hollësi të mëtejshme.

Obama, i cili ka lindur në SHBA nga një nënë amerikane dhe një baba kenian, deri tani ka udhëtuar si president vetëm në Gana për një vizitë të shkurtër zyrtare në korrik të vitit 2009.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›