Frikë si Jolie, burri heq prostatën, është bartës i gjenit BRCA2
LONDER- Një 53-vjecar kryemenaxher në Londër është burri i parë në botë që ka vendosur të heqë prostatën pasi është bartës i gjenit BRCA2.
Frika e Angelina Jolie, e cila hoqi të dy gjinjtë për të parandaluar rrezikun e kancerit, ka nisur të gjejë terren edhe tek njerëzit e thjeshtë.
Siç raporton Sunday Times, burri ka një histori të ngjashme me atë të aktores, pasi familjarët e tij janë prekur nga tumoret në gjoks e prostatë dhe pikërisht nga ky fakt ai zbuloi se është mbartës i gjenit difektoz. Genet BRCA1 dhe BRCA2, bartin rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Jolie është mbartëse e gjenit BRCA1, ndërsa lajmin e ndërhyrjes së mestektomisë e bëri të ditur një javë më parë.
Ndërhyrja e dytë, siç thonë burime afër saj do jetë heqja e vezoreve. Kanceri ovarian ishte ai që goditi nënën e saj, edhe ajo mbartëse e gjenit BRCA1.
(ma.ar/BalkanWeb)