PD: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të papunëve që të heqim imunitetin
Share
Partia Demokratike i ka bërë sërish thirrje opozitës të votojë në seancën plenare të 6 gushtit për heqjen e imunitetit.
Në emër të PD-së zëdhënësja Silvi Bardhi thekson se kreu i PS-së Edi Rama kërkon të bëjë pazare për çështjen e heqjes së imunitetit
Partia Demokratike i bën thirrje Ramës të dëgjojë zërin e qytetarëve, të dëgjojë zërin e të papunëve dhe të votojmë së bashku heqjen ose kufizimin e imunitetit si një histori suksesi për çdo qytetar të këtij vendi tha zëdhënësja.
Ndërsa i është referuar mbledhjes së djeshme të këshillit të Legjislacionit, zëdhënësja e PD-së theksoi se Rama kërkon vendosjen e Kushtetutës së sundimit të pakicës.