E Diel, 1 Nëntor 2026

Panariti ngushëllon sekretaren Clinton dhe ministrin Hoxhaj

Ministri i jashtëm Edmond Panariti ka ngushëlluar Sekretaren amerikane të shtetit Hilari Klinton për ngjarjen në një kinema në Denver ku si pasojë e një sulmi humbën jetën 12 persona.
“Mësuam me hidhërim ngjarjen e Denverit dhe shprehim ngushëllimet tona familjarëve të viktimave. Uroj që fatkeqësi të tilla të mos përsëriten më” thekson Panariti
Gjithashtu ministri Panariti I ka dërguar edhe një telegram ngushëllimi homologut të tij kosovar Enver Hoxhaj për vdekjen e poetit Ali Podrimja.
“Shprehim keqardhje të thellë për vdekjen e parakohshme të poetit Ali Podrimja. Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen e tij, Popullin e Kosovës dhe kulturën tonë kombëtare. Ndajmë me ju dhimbjen e madhe” thuhet në telegramin e ngushëllimit drejtuar ministrit kosovar.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›