E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si do arrestohet një deputet shqiptar? (nëse)

Share

Deputeti i PS dhe njëkohësisht anëtar në Komisionin e Ligjeve, Armando Subashi, në një intervistë në shtypin e sotëm, ka bërë një krahasim të drafteve PD-PS për imunitetin, ku ka veçuar qasjen e polici-prokurorisë ndaj deputetit pas ndryshimeve të supozuara. Dhe thotë:

“Varianti i tyre presupozon që deputeti edhe mund të arrestohet pa marrë leje fare por Kuvendi pastaj mund të ndërhyjë edhe t’i thotë Gjykatës, Prokurorisë që këtë deputet duhet ta nxjerrësh urgjentisht. Jo vetëm nga pikëpamja praktike duket diçka absurde, por propozimi në fjalë do të thosha që ka edhe njjë problem të madh kushtetues sepse duket se në një lloj kuptimi Kuvendi arrin të marrë atributet e sistemit gjyqësor. Ndërsa propozimi që ne kemi në këtë pikëpamje është që ndaj deputetit mund të fillohet në çdo kohë një çështje penale, mund të kryhen pa pengesë veprime hetimore, por ne nuk mund të pranojmë që deputetët apo zyrtarët e lartë të arrestohen pa autorizimin e institucionit përkatës”

Në foto: Deputeti Armando Subashi në Gjykatën e Tiranës gjatë një seance gjyqësore lidhur me padinë e fëmijëve të Berishës ndaj deputetit Saimir Tahiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›