PD: Rama të kërkojë falje nëKosovë, për nderimin e Bregoviç
TIRANË - Partia Demokratike, me anë të deputetit të saj, Gerti Bogdani ka reaguar në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kosovë. Gjatë deklaratës, Bogdani tha se, Rama duhet të kërkojë falje pasi gjatë kohës kur ishte kryebashkiak i i Tiranës, nderoi Goran Bregoviçin.
“Partia Demokratike i kujton kryeministrit të dekretuar Edi Rama, se sot është në vendin e duhur, pavarësisht se shumë vonë, për të kërkuar ndjesë për aktin e tij publik dhe politik, kur ishte kryebashkiak i Tiranës. Përpara se të flasë për projektet me Kosovën dhe traktatin e miqësisë me të, një shpikje e çuditshme e z. Rama kjo, ai duhet të kërkojë falje për nderimin, që i ka bërë Goran Bregoviçit, një muzikant i njohur për vokacionin e tij antishqiptar”, deklaroi Bogdani.
Sipas deputetit të PD-së, “nga mosnjohja, nga padija, apo nga bindjet e tij të mëparshme, Rama ka ngritur në piedestalin e kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, muzikantin e preferuar të çetnikëve, që u këndonte spastrimeve etnike dhe genocidit në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë”.
“Ai thotë se vizioni i tij ka ndryshuar, por e kaluara jo e largët është aty dhe dëshmon të kundërtën, deri në momentin që vetë Rama të distancohet”, përfundoi deklaratën e tij, deputeti i PD-së, Gerti Bogdani.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)