E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca s’di ç’thotë për korrupsionin

30/08/2010 Reagim i Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës ka reaguar dje ndaj deklaratave të deputetit të mazhorancës, Enkelejd Alibeaj, duke thënë se këta të fundit nuk dinë se ç’thonë në akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë Edi Rama. Drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e kryeqytetit, Joana Bushi, tha dje se, “hodhi Kryeministri një gur në lum në gojën e Albana Vokshit dhe çdo ditë një lepur i oborrit të Saliut bën budallain për ta nxjerrë atë gur në sytë e publikut. S’dinë ç’të thonë për provat e faktet e korrupsionit qeveritar që po dalin në dritë, duke tronditur shqiptarët dhe dalin çdo ditë me një qëllim të vetëm, të shpifin sa më shumë. Sali Berisha i kujton shqiptarët për budallenj dhe nxjerr gjithfarë lepujsh që vjedhin vrer e hedhin baltë, por shqiptarët dinë ta dallojnë shpifjen nga akuzat e vërtetuara me fakte për korrupsion”. Sipas punonjëses së Bashkisë, të llomotisësh siç kanë ditë që bëjnë ushtarët e Sali Berishës mbi leje të padhëna e që nuk ekzistojnë është thjesht dhe vetëm shpifje. Ajo tha do t’i vijë dita që se deputeti Alibeaj do t’i provojë deklaratat e tij në Gjykatë e Prokurori. “Të mos përballesh me akuzat e provuara të korrupsionit, është thjesht dhe vetëm frikë”, - tha Bushi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›