Alibeaj: Rama, strumbullari kryesor i korrupsionit
30/08/2010 Akuza e PD-së
Deputet i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaroi dje se do të mbështesë nismën ligjore për ndryshimin e ligjit të deklarimit të pasurive, duke u dhënë të drejtë institucioneve të hetojnë dhe për partnerët e zyrtarëve. Nga ana tjetër ai i ka kërkuar kryebashkiakut Rama të flas për korrupsionin. “Edvin Kristaq Rama ka hyrë vetë në kutinë e Lepurit dhe nuk lejon që ajo të hapet për askënd dhe për asnjë arsye. Si deputet i Kuvendit do mbështes iniciativën e deputetes Vokshi për hetimin e partnerëve dhe ftoj zotin Rama të prononcohet për këtë iniciativë”, u shpreh Alibaj. Në konferencën e dhënë për mediat, deputeti Alibaj ka kërkuar sqarime nga kreu i bashkisë për aferat korruptive. Ai përmendi akuzat që ka ngritur deputetja Vokshi duke thënë se dhe me ndërtuesit e tjerë Rama ka bërë të njëjtën marrëveshje. “Me zhvilluesit e tjerë ekziston po e njëjta marrëveshje. Kjo trefishon shumën marramendëse të fitimit që zoti Rama merr nga qyteza e partnerit të tij Lepuri. Ka tre javë që Mr. 20% hesht dhe nuk del nga strofkulla e Lepurit, i tmerruar nga dokumentet autentike të botuara në media e të bëra publike nga deputetja Vokshi”, vuri në dukje Alibeaj. Gjithashtu, deputeti demokrat ka përmendur dhe faktin se institucionet ndërkombëtare e kanë cilësuar Tiranën si një zonë të ndotur dhe Rama duhet të mbajë përgjegjësi për ndërtimet që ka bërë pa kriter. “Ka tre javë që Edvin Rama, strumbullari kryesor i korrupsionit në Shqipëri e Ballkan hesht për vendin e tij në ndërtimin e 12 kullave 30-katëshe në të vetmen mushkëri të mbetur në Tiranë, ndërkohë që OBSH-ja ka dhënë alarmin se jeta e çdo qytetari të Tiranës shkurtohet me dy vjet prej kësaj”, u shpreh, Alibeaj gjatë fjalës së tij.