E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Referendum për hapjen e dosjeve, ligj të ri në parlament si dhe ankimim në Gjykatën e Strasburgut për vendimin e komunistëve në Kushtetuese

Maxhoranca jo vetëm që nuk do të tërhiqet nga një ligj i lustracionit, edhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë, por do të organizojë një referendum popullor për këtë çështje. Deputetja demokrate Mesila Doda deklaron se ligji i ri për të hapur dosjet do të jetë së shpejti në parlament. “Së pari, paraqitja e një ligji të ri në parlament për pastërtinë e figurave të shtetit shqiptar. Së dyti dërgimi i këtij ligji në gjykatën europiane të të drejtave të njeriut në Strazburg. Ju bëj me dije gjithashtu se sëbashku me kolegë të tjerë nuk do ngurojmë që të ndërmarrim nismën e një referendumi popullor për këtë çështje madhore. Do marrim këtë nismë në mënyrë që xhelatët të mos qëndrojnë më në pushtet dhe që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga e kaluara e saj komuniste” tha Doda. Për maxhorancën vendimi unanim për të shpalluar antikushtetues ligjin e lustaracioni, vjen nga një trupë gjykuese tërësiht në konflikt interesi, e cila prekej prej tij.“Gjykatësit që votuan për abrogimin e ligjit janë po ata që kanë marrë vendime për vrasje njerëzish të pafajshëm deri në vitin ’89. Janë po ata mbi të cilët rëndojnë krimet më të rënda kundër njerëzimit në këtë vend” tha Doda.Edhe të përndjekurit politikë kërkojnë hapjen e dosjeve, madje paralajmërojnë dhe protesta. Gjykata Kushtetuese pati pezulluar ligjin e spiunëve deri në një vendim të komisionit të Venecias. Sipas këtij institucioni ndërkombëtar, ligji në fjalë ishte anti kushtetues. Të njëjtin verdikt ka dhene në unanimitet por disa muaj më vonë dhe Kushtetuesja.Duke dashur të fshihen pas gishtit, socialistët u shprehën se ishin për një ligj të ri për hapjen e dosjeve, duke harruar se ishin ata që e atakuan projektin në Gjykatën Kushtetuese, e stërpopulluar me gjykatës që ishin protagonistë në proceset që kërkonin gjatë diktaturës të zgjasnnin jetën e regjimit të Enver Hoxhës, Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›