E Diel, 1 Nëntor 2026

“The New York Times” shtyn vendimin e medies me pagesë?

Autori i Lajmit: Redaksia
Nju-Jork - Duhet ta kishin vendosur 4 ditë më parë. ‘The Neë York Times’ kishte lajmëruar se versioni online i gazetës së saj do të bëhej me pagesë. Pasi e kishte lënë të lirë më 2007 hyrjen në faqen e saj në Internet, duke besuar vetëm tek të ardhurat publicitare, e përditshmja amerikane tani duket se është gati të kërkojë që lexuesit e saj online të paguajnë, por me sa duket, vendimi është shtyrë sërish. Sipas gazetës më të madhe amerikane, “The Neë York Times” do të marrë një vendim përfundimtar pas pak ditësh, ndërsa lajmi do të jepet në javët e ardhshme. Në bazë të të dhënave të brendshme, The Neë York Times duhet ta kishte shpalosur vendimin e saj më 27 janar, kur u bë prezantimi i kompjuterit më të ri të gjigantit të prodhimit të softuerëve “Apple”, me të cilën gazeta ka nënshkruar një kontratë bashkëpunimi. Përzgjedhja e modelit të pagesës duket se nuk është vendosur ende, por lëkundet midis mënyrës së ndërmarrë nga “Ëall Street Journal”, e cila ofron pjesë të lajmeve online falas dhe pjesë të tjera me abonim, si dhe mënyrës së ndërmarrë nga gazeta ekonomike “Financial Times”, e cila lejon leximin falas të një numri artikujsh çdo muaj dhe, nëse kapërcehet kufiri, i kërkon të pajtuarit (abonentit) të paguajë për çdo artikull që kërkon të lexojë. Për momentin “The Neë York Times” duket se është i orientuar ndaj tipologjisë së dytë. Kundër leximit të lajmeve me pagesë në faqen (uebin) në Internet, ka qenë Martin Nisenholtz, përgjegjës për seksionin digital, sipas të cilit publiku i gjerë i nytimes.com - 20 milionë abonentë individualë – do të mund të shndërrohej në një burim të konsiderueshëm të ardhurash, sapo të kishte fituar përvojën dhe pjekurinë e duhur nga biznesi i publicitetit online. Rënia e reklamave për shkak të krizës financiare duket se i ka shtyrë drejtuesit e The Neë York Times drejt zgjidhjes të leximit online me pagesë.

Ky lajm është publikuar: 01/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›