E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat e Nikolla Çepikut dhe e qytetarëve të tjerë, nën diktatin e papranueshëm të nomenklaturës envero-ramiziste

Pranvera Strakosha, emblema e juristes komunisteDisa vite më parë, më 18 korrik 1992, Hetuesia e Rrethit Tiranë, kërkonte të ndaloheshin për të dalë jashtë shtetit 8 persona për shkak të një skandali që lidhej me birësimet. Në listën e personave që kërkoheshin të mos dilnin, ishin edhe dy gjykatëse. Njëra prej tyre është nëna e një deputeteje të re të pabetuar të Partisë Socialiste, ndërsa tjetra është e bija e Liri Strakoshës (e njohur më shumë me emrin Liri Gjoliku), e quajtura Pranvera Strakosha. Ndonëse skandali i birësimeve ishte i madh, juristja komuniste zgjodhi rrugën e largimit nga Shqipëria për në Greqi, ku qëndroi deri në vitin 1997. Bëmat e drejtësisë së Liri Strakoshës njiheshin, tani duhej të njiheshin edhe bëmat e Pranvera Strakoshës. Skandali i birësimeve mbeti për shumë vite pa përgjigje, ndërsa me ardhjen e vitit 1997 - pra të “revolucionit popullor” - u harruan edhe këto raste. U harruan këto skandale, sepse gjolikët kishin ardhur në pushtet. Tani duhej të drejtonin. Me vendimin nr.419, datë 30.6.1999 u zgjodh anëtare e Këshillit Kombëtar të Radio Televizionit Pas disa stacioneve të tjera, Pranvera Strakosha jo vetëm që shpëtoi nga akuzat që kish mbi kurriz, por u fut edhe në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, e mundësuar kjo sipas vendimit nr. 62, datë 14.11.2002, të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë mandat, Strakosha gjolik, mëtonte “vjetërsi” në detyrë edhe kohën e ekzilit, kur nuk ishte ekstraduar siç duhej. Por siç edhe dihet në Shqipëri po të kryesh vepër penale dhe të jesh i majtë, nuk të shënohet gjë për keq, përkundrazi bën hapa përpara në detyrë. Jo vetëm që bën hapa përpara, por edhe mund të vazhdosh luftën e klasave, sidomos në pikëpamjen ekonomike. E kështu që shoqja Pranvera do të bëhet kapitaliste në pronë e sigurisht të ngelet komuniste në shpirt. Rasti e ka sjellë që ajo të hyjë edhe në pronën e ish-të përndjekurve politikë, pasi në ortakëri është edhe me Edi Ramën, kryetarin e partisë që godet “armiqtë e klasës”.Biznesi i sotëm është ndërtim pallatesh/Rasti i listës gjyqësore të Nikolla çepikut, i cili po stërmundohet të mbrojë pronën e vet, të trashëguar nga familja e të përndjekurit politik të regjimit komunist, Mihal Sherko, është flagrant, për të analizuar se si e gjithë nomenklatura e shtetit komunist është unifikuar për të ligjëruar një batakçillëk të vërtetë. Saga e vjedhjes së truallit të çepikut nga ana e Pranvera Strakoshës, nuk është e panjohur për opinionin publik, por në këtë fazë finale ku ka mbërritur ajo, të bën përshtypje arroganca me të cilën kjo dinasti e tjetërsimit, po mundohet ta mbyllë procedurën. Nikolla çepiku ishte trashëgimtar legjitim i 90 % të truallit, ku ishte shtëpia e Mihal Sherkos. Aksionerët minoritarë prej 10 përqindësh ishin bashkuar me çepikun në ndërmarrjen tregtare “Seni”, duke e regjistruar pjesën e tyre si kapital minoritar të saj. Por oktapodi i nomenklaturës nis e zë rrënjë bash aty. Ata ia shitën këtë truall fiks Pranvera Strakoshës (të bijës së Liri Gjolikut pra), e cila s’e pati për gjë të ligjëronte një transaksion të tillë, edhe pse vetë ishte nënkryetare e Gjykatës së Tiranës, instancë e cila në të njëjtën kohë kishte pranuar një padi civile për likuidimin e firmës “Seni”, edhe pse ajo ishte bërë nga aksionerët e saj në pakicë. Pra, pakica kërkonte me ngulm që ndërmarrja tregtare të shpërbëhej, edhe pse bilancet ishin krejt frytdhënëse dhe 90 përqindëshi ishte i vendosur të mos e pranonte kërkesën dhe së bashku me ta investohet edhe Gjykata e Tiranës – merret me mend, se ishte nën hyqmin e Pranvera Liri Strakoshës. Saga e proceseve gjyqësore është e njohur dhe shkeljet procedurale janë pafund, por zhvillimi interesant vjen me ndërhyrjen e Edi Ramës - i famshëm për të mos lëshuar asnjë leje ndërtimi - për t’i akorduar me urgjencë Strakoshës një leje ndërtimi, për truallin ende në kontest gjyqësor. Për të ligjëruar ndërtimin, fillon e vepron edhe e gjithëpushtetshmja Strakosha, tashmë anëtare e KLD-së. Pas shkeljes që ushtroi, duke shkelur Kodin Civil, meqenëse pranoi e gjykoi çështjen e truallit në Gjykatën e shkallës së parë (vetë nënkryetare), kur ishte direkt e interesuar, më tej ajo ushtroi gjithë ndikimin e saj që kjo çështje thelbësisht civile (e karakterit tregtar), në Gjykatën e Apelit të gjykohej nga gjyqtarë të krimeve të rënda (!!!), pasi dyshohej se kjo instancë nuk ishte krejt nën kontrollin e “nomenklaturës” e ndoshta në mënyrë surprizë “e drejta do të shkonte tek i Zoti”.Ndërkohë që konsumohej kjo odise, çepiku nis një korrespondencë me ZMQ-në, ku pasardhësi i Spahiut në këtë post, i ka dhënë atij plotësisht të drejtë e ka nisur edhe ajo një angazhim civil për kthimin e drejtësisë në vend. Vetë çepiku u takua me Kreshnik Spahiun sapo ai mori funksionin e nënkryetarit të KLD-së dhe i kërkoi që të niste një investigim të institucionit, për shkak të shkeljeve flagrante që po kryheshin gjatë shqyrtimit të padisë së tij civile. Fillimisht, ai shprehu mirëkuptimin, por më pas refuzoi të kthente ndonjë përgjigje, duke u distancuar nga ideja e tij fillestare, por edhe nga qëndrimi i pasardhësit të tij në krye të Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve. Tashmë çështja është sërish në Gjykatën e Lartë dhe tek kjo instancë mbetet një shpresë që sistemi i drejtësisë të mund ta ridimensiojë të drejtën brenda vetvetes, duke prishur “rregullsinë” që ka vendosur aty kjo trojkë e diktaturës. Gjithsesi, çepiku thotë se u është drejtuar edhe instancave të tjera që mund ta kërkojnë edhe ato “kryesisht” kthimin e së drejtës në vend, si ministrit të Drejtësisë apo Avokatit të Popullit, por duket se për procesin ende në Gjykatën e Lartë, ka një shpresë për shpëtimin e sistemit; ajo është shpresa e “shpronësimit” të trojkës enveriste nga prona e grabitur dhe e turpërimit të Kreshnik Spahiut, i cili vendosi të rreshtohej krah tyre.Nikolla çepiku, viktima e vjedhjes së segmenteve të drejtësisë, në bashkëpunim dhe me pushtetin lokal shprehet se, akoma pa mbaruar procesi gjyqësor, Edi Rama merr vendim për dhënien e lejes së ndërtimit. Më 17 mars 2005, çepiku i dërgon një letër kreut të Bashkisë së Tiranës, me anë së të cilës i kërkon pezullimin e lejes së ndërtimit që ia kishte dhënë më parë bashkëshortit të Pranvera Strakoshës, Aleksandër Josifi. “Për shkak të një konflikti pronësie, ky truall vazhdon të jetë edhe sot në proces gjyqësor, më datë 17 mars 2005, ku e paditur është ZRPP Tirana -1 së bashku me kufizues të truallit “Seni” sh.p.k.”, thuhet në letrën që i dërgohet kryetarit të bashkisë, Edi Rama. E  megjithatë, pavarësisht se ishte në dijeni të problemit, Rama nuk ngurron të japë lejen e ndërtimit për Strakoshën, dukë i vënë vulën një vjedhjeje të pastër që Strakosha, nën petkun e nënkryetares së gjykatës i bën një qytetari. “Përgjigjja e Edi Ramës ishte se, ai nuk mund të priste gjyqet e të bllokonte ndërtimin. Në kundërshtim të hapur me ligjet jep lejen e ndërtimit, akoma pa u gjykuar çështja e pronësise së truallit në Apel. Ne nuk mund të pezullonim ekzekutimin e vendimit të Apelit, sepse “mjeshtra e plotfuqishme” e KLD-së bllokoi titullin e ekzekutimit në Përmbarim. Kështu filluan ndërtimin... ndërtesa në krah të TVSH-së. Kuptohet që nuk donin të humbnin as kohën e as  truallin në një vend të tillë, në mes të Tiranës”,- thotë çepikuQë prej asaj dite, puna për ndërtimin e pallatit ka vazhduar me ritme të shpejta dhe duket sikur ata që po e ndërtojnë, duan të betonizojnë sa më shpejt abuzimin që kanë bërë me pronën e dikujt tjetër.  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, nga ana e tij, duket se i ka bërë një nder të madh zonjës Strakosha, nder të cilin një ditë i duhet që kjo e fundit t’ia shpërblejë. Kur ka ardhur fjala për emrin e anëtares së KLD-së, duket se kryetari i Bashkisë së Tiranës, nuk ka denjuar të shohë as dokumentet me të cilët pronarët bredhin derë më derë të shtetit për të kërkuar drejtësi. Kanë apo jo të drejtë, Edi Rama me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës duhej që më së paku të priste që gjykata të merrte vendimin përkatës, por si në çdo rast edhe këtë herë, kreu i bashkisë nuk ka bërë gjë tjetër, vetëm se ka ndjekur ritualin e vjetër,  me anë të të cilit vetë vendos dhe vetë vulos, por që këtë herë ka pasur një motiv më të fortë, nderin duhej t’ia bënte një anëtareje të KLD-së, Pranvera Strakoshës.Por paligjshmërinë e transkriptit, të kryera në favor të bashkëshortit të Pranvera Strakoshës, duket se e pranon dhe vetë zyra e Hipotekës. Me anë të një letre, dërguar Nikolla çepikut, më datë 19.01.2006, thuhet se vendimi i gjykatës, i marrë në vitin 1999, i cili është bërë shkak dhe për të falsifikuar dokumentet nga ana e Strakoshës, nuk ka të bëjë me pasurinë e  shoqërisë “Seni” SHPK  për 500 m katrorë truall, por me pasuri të tjera. Sipas asaj çka thuhet nga ana e zyrës së hipotekës, duket qartë dhe falsifikimi i bërë. “Në kolonën “Shënime Transkriptimi” të këtij regjistrimi, janë bërë këto shënime: Në bazë të urdhrit 515 datë 5.12.2003 të regjistruesit, bllokohet prona për dy javë, duke filluar nga data 15 dhjetor 2003. Më tej, më datë 24.05 2004 bëhet shënimi “pronë e lirë”, thuhet në letrën e zyrës së hipotekës. Data 24 maj është dhe data kur Aleksandër Josifi, bashkëshorti i Strakoshës, kalon truallin në pronësi të tij. Nga ana tjetër, në letrën që i dërgohet Gjykatës së Lartë, vetë Hipoteka pranon se veprimet e regjistruesve janë antiligjore, por është kjo e fundit, pra Gjykata e Lartë, e cila nuk merr në konsideratë letrën e ardhur nga vetë hipoteka. “Veprimi i fshirjes nga hipoteka e regjistrimit të kapitalit fillestar të shoqërisë tregtare “Seni” sh.p.k është i gabuar dhe i pabazuar në ligjin e shoqërive tregtare dhe atë të regjistrimit të pasurive të paluajtshme”, thuhet në letrën e hipotekës.Po tani, si do veprojë drejtësia?...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›