Bilderberg i bën karshillik Davosit
Autori i Lajmit: Redaksia
Grupi ‘Bilderberg’, një konsorcium elite mendimtarësh perëndimorë dhe agjentësh të pushtetshëm, është akuzuar për vendosjen e fateve të botës, dhe këtë e bën me dyer të mbyllura. Si organizatë ajo shënon 50 vjetorin e saj, dhe tani zërat janë përhapur më shumë se kurrë. Duke pasur parasysh reputacionin e saj si ndoshta organizata më e fuqishme në botë, grupi Bilderberg është i centralizuar në operacionet e tij. Kushdo që aksidentalisht ka formuar numrin ndoshta do të mendojë se kishte ngecur vetëm te një përgjigje automatike e sekretarisë telefonike. Por prapa kësaj ultrafasade modeste qëndron një nga aleancat më të diskutueshme dhe fort të debatuara të kohës sonë. Të enjten grupi ‘Bilderberg’ shënoi 50 vjetorin e tij me fillimin e mbledhjes vjetore. Për katër ditë disa prej shefave të lëvizjes politike të Perëndimit, liderët e biznesit, bankierët, industrialistët dhe mendimtarët strategjik do të akomodohen në një hotel me pesë yje në Italinë e veriut për të biseduar rreth çështjeve globale. Ajo çfarë përcakton Bilderberg pavarësisht nga takimet e të pushtetshmëve, të tilla si Forumit Ekonomik Botëror vjetor (ËEF), është misticizmi i tij. As edhe një fjalë rreth asaj që thuhet në takimet e ‘Bilderbergut’ mund të thithet nga jashtë. Gazetarët nuk janë të ftuar atje dhe, ndërsa merren për të folur minutat e rezervuara të mbledhjeve, emrat nuk janë shënuar. Grupi, i cili përfshin të iluminuarit si Henri Kisinger dhe ish-kancelarin e Mbretërisë së Bashkuar, Keneth Klark, nuk kanë as edhe një faqe interneti. Në zbrazëtinë e krijuar nga një ftohësi e tillë, një teori konspirative e jashtëzakonshme është rritur rreth grupit dhe pretendon se fati i botës është i vendosur kryesisht nga ata. Në Jugosllavi, liderët kryesorë serbë kanë fajësuar ‘Bilderbergun’ se ka shkaktuar luftën që çoi në rrëzimin e Sllobodan Millosheviçit, njeriun bombë të Oklahoma City, Timothy McVeigh, dhe atë të Londrës David Copeland dhe Osama bin Laden thuhet se të gjithë kanë blerë teorinë e Bilderberg.
Ky lajm është publikuar: 01/02/2010