E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, KQZ shpall 7-0 rezultatin

Me unanimitet, shtate vota pro dhe asnje kunder, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje perfundimisht, rezultatet zyrtare te fituesve ne garen elektorale te 28 qershorit. Njeheresh ai deklaroi se "keto zgjedhje plotesuan standardet e vendosura", duke u perfunduar procesi, me shpejt se ne te gjithe zgjedhjet e zhvilluara deri me tani. Fituese ne zgjedhje, rezulton koalicioni i djathte "Aleanca per Ndryshim" me 70 mandate deputetesh, e pasuar nga "Bashkimi per Ndryshim" me 66 mandate dhe force e trete politike, "Aleanca Socialiste per Integrim" me 4 mandate. Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani dha dje publikisht, 140 emrat e deputeteve fitues ne zgjedhje, pa kursyer as kritikat dhe verejtjet per procesin zgjedhor, duke propozuar dhe ndryshimin e nevojshem te Kodit Zgjedhor. Ligj, i cili u miratua bujshem kohe me pare me konsensus te gjere politik. Ndonese vleresoi procesin elektoral, kreu i KQZ-se kerkoi si domosdoshmeri, qe ky proces t'i nenshtrohet nje analize te hollesishme, per te nxjerre mesimet e duhura dhe per te zhvilluar dhe administruar zgjedhjet, gjithnje e me te mira ne Shqiperi. I bindur se ka vend per permiresime, Ristani theksoi se administrata zgjedhore ka nevoje per t'u trajnuar me shume e me mire, dhe informacioni per shtetasit qe te marrin pjese ne zgjedhje, duhet te jete me i bollshem. Teper kritik, Ristani u tregua ndaj krereve te pushtetit lokal. "Bashkepunimi me pushtetin vendor, rezultoi jo frytdhenes. Kerkohet prej tyre nje angazhim me i madh dhe pergjegjesi maksimale, per realizimin e detyrimeve qe u ngarkon Kodi Zgjedhor", u shpreh ai. Sipas kreut te KQZ-se, probleme ne zhvillimin e zgjedhjeve, sollen jo pak dhe partite politike. Ristani permendi se forcat politike, sollen me shume vonese anetaret e komisioneve zgjedhore dhe per rrjedhim trajnimi i tyre, ne disa raste, ishte i manget ose nuk u arrit te zhvillohej. "Kjo problematike nuk po arrin te permiresohet nga zgjedhjet ne zgjedhje dhe procesi i numerimit te votave, u vonua me teper se sa parashikohej", nenvizoi Ristani, duke sugjeruar dhe ndryshimin e Kodit per permiresimin e problemeve te sjella ne keto zgjedhje. Nga ana tjeter, kreu i KQZ-se, vleresoi faktin qe per here te pare ne keto zgjedhje, listat u hartuan ne baze te nje regjistri elektronik te shtetasve dhe nuk u kontestuan. Po keshtu, kreu i KQZ-se permendi faktin, se per here te pare u votua me karta identiteti dhe u aplikua sistemi i monitorimit me kamera i procesit te numerimit te votave. Ristani, vleresoi dhe faktin se per here te pare, fale ndryshimeve ligjore, u regjistruan ne zgjedhje 1165 kandidate femra ose 30.23 %, nga te cilat 23 jane tashme deputete.

Vendimi

Ndahen zyrtarisht mandatet per 140 deputetet e ardhshem te Kuvendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje fituesit, duke mbyllur perfundimisht debatin nje mujor per garen elektorale te 28 qershorit.

Verejtjet e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve

Bashkepunimi me pushtetin vendor rezultoi jo frytdhenes. Kerkohet prej tyre nje angazhim me i madh dhe pergjegjesi maksimale, per realizimin e detyrimeve qe u ngarkon Kodi Zgjedhor.

Subjektet zgjedhore propozuan me shume vonese anetaret e komisioneve zgjedhore dhe per rrjedhim trajnimi i tyre, ne disa raste, ishte i manget ose nuk u arrit te zhvillohej.

Kjo problematike nuk po arrin te permiresohet nga zgjedhjet ne zgjedhje.

Disa vende te votimit dhe te numerimit te votave mund te ishin perzgjedhur me mire dhe ne kohen e duhur.

Procesi i numerimit te votave u vonua me teper se sa parashikohej.

Ne kete drejtim, besojme se ka vend per ndonje ndryshim tjeter te mundshem ligjor.

Disa nga risite e ketij procesi zgjedhor

U ndryshua sistemi zgjedhor nga sistemi i perzier mazhoritar dhe proporcional, ne sistemin proporcional rajonal.

Per here te pare u hartuan listat e zgjedhesve, mbi bazen e regjistrit elektronik te shtetasve dhe askush nuk i kontestoi ato.

Per here te pare zgjedhesit votuan me karta identiteti, pervec pasaportave per udhetim jashte shtetit.

U aplikua sistemi i numerimit dhe monitorimit me kamera, i procesit te numerimit te votave. U mbikeqyren me kamera te lidhura ne rrjet, te 66 VNV-te, nga Tropoja ne Sarande dhe pamjet u transmetuan direkt ne KQZ.

Per here te pare rezultatet u hodhen ne bazen e te dhenave ne cdo vend numerimi dhe u percollen elektronikisht direkt ne KQZ, pas numerimit te cdo kutie votimi. Te gjitha keto te dhena u bene menjehere publike, si para mediave ashtu dhe ne faqen e internetit.

Per here te pare mbledhjet e KQZ-se u transmetuan "on line" nepermjet faqes se internetit, duke bere te mundur ndjekjen e tyre nga cdo vend i botes.

Per shkak te ligjit, u rrit ndjeshem pjesemarrja e grave ne te gjitha komisionet zgjedhore. Nje rritje te ndjeshme pati dhe numri i tyre ne Kuvendin e Shqiperise. Si rezultat i kuadrit te ri ligjor, u regjistruan 1165 kandidate femra ose 30,23 %, nga te cilat, 23 jane tashme deputete ose 16 % (nga 9 ose 6.3% ne legjislaturen e kaluar).

Mandatet per 140 deputete

Qarku i Tiranes

PD 15 mandate

Sali Berisha

Aldo Bumci

Rajmonda Bulku

Bujar Nishani

Majlinda Bregu

Gerti Bogdani

Gent Strazimiri

Florian Mima

Ilir Rusmali

Myqerem Tafaj

Luan Skuqi

Tritan Shehu

Viktor Gumi

Arben Imami

Lajla Pernaska

PS 15 mandate

Vasilika Hysi

Besnik Baraj

Kastriot Islami

Sajmir Tahiri

Fatmir Xhafaj

Andis Harasani

Ditmir Bushati

Englantina Gjermeni

Namik Dokle

Enkelejda Shkreli

Eduart Shalsi

Xhemat Qefalia

Dashamir Peza

Ilir Gjoni

Artan Gaci

PR 1 mandat

Fatmir Mediu

LSI 1 mandat

Ilir Meta

Qarku i Beratit

PS 4 mandate

Erjon Brace

Fidel Ylli

Ermonela Velaj

Marko Bello

PD 3 mandate

Genc Pollo

Mehmet Xheka

Defter Maliqi

LSI 1 mandat

Nasip Naco

Qarku i Dibres

PD 4 mandate

Jemin Gjana

Sherefedin Shehu

Bedri Hoxha

Selami Xhepa

PS 2 mandate

Sadri Abazi

Qemal Minxhozi

Qarku i Durresit

PD 7 mandate

Ferdinand Xhaferri

Albana Vokshi

Gazmend Oketa

Ylli Lama

Osman Metalla

Eduard Halimi

Igli Cara

PS 5 mandate

Blendi Klosi

Rudina Seseri

Hazir Gashi

Gazmir Bizhga

Klodiana Spahiu

LSI 1 mandat

Lefter Koka

Qarku i Elbasanit

PD 7 mandate

Lulezim Basha

Ardian Turku

Adriana Gjoni

Rrahim Ota

Dashnor Sula

Luciano Boci

Sybi Hida

PS 7 mandate

Valentina Leskaj

Ilir Bejtja

Shegushe Ligori

Taulant Balla

Damian Gjiknuri

Agim Leka

Skender Hasa

Qarku i Fierit

PS 9 mandate

Gramor Ruci

Ermelinda Meksi

Albert Caci

Fatos Tushe

Armando Subashi

Bashkim Fino

Ervin Koci

Arben Cuko

Pirro Lutaj

PD 6 mandate

Sokol Olldashi

Ilir Bano

Mesila Doda

Enkelejd Alibeaj

Vasillaq Ngresi

Fatos Beja

LSI 1 mandat

Dritan Prifti

Qarku i Gjirokastres

PS 3 mandate

Arta Dade

Vangjel Tavo

Et'hem Ruka

PD 2 mandate

Genc Ruli

Spiro Ksera

Qarku i Korces

PD 6 mandate

Ritvan Bode

Gjergji Papa

Ledina Aliolli

Edmond Spaho

Fatbardh Kadilli

Ismail Hoxha

PS 6 mandate

Ben Blushi

Pandeli Majko

Mimi Kodheli

Alfred Dalipi

Arben Ahmetaj

Olta Xhacka

Qarku i Kukesit

PD 3 mandate

Flamur Noka

Besnik Dushaj

Fatos Hoxha

PS 1 mandat

Asllan Dogjani

Qarku i Lezhes

PD 4 mandate

Edi Paloka

Mark Marku

Pavlina Hoti

Rajmond Hoxha

PS 3 mandate

Gjok Jaku

Gjovalin Kadeli

Armando Prenga

Qarku i Shkodres

PD 7 mandate

Jozefina Topalli

Astrit Bushati

Arenca Trashani

Gezim Dibra

Gjok Uldedaj

Paulin Sterkaj

Ndue Paluca

PS 4 mandate

Ilir Beqja

Tom Doshi

Ndue Kola

Astrit Beci

Qarku i Vlores

PS 6 mandate

Arben Isaraj

Luiza Xhuvani

Arben Malaj

Shpetim Idrizi

Eltar Deda

Fatmir Toci

PD 4 mandate

Astrit Patozi

Ardian Kollozi

Leopard Demi

Kreshnik Cipi

PDI 1 mandat

Dashamir Tahiri

PBDNJ 1 mandat

Vangjel Dule


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›