E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralajmerimi i PS: Nuk e votojme ligjin per martesat gay

Socialistet, ne menyre zyrtare jane shprehur per here te pare kunder miratimit te ligjit per martesat mes homoseksualeve, te deklaruar ne mbledhjen e qeverise nga ana e kryeministrit Berisha. Ndonese ne menyre te drejtperdrejte, socialistet, nepermjet deputetit me te ri te tyre, Eduart Shalsi, e kane cilesuar ligjin jo vetem te panevojshem, por dhe te papershtatshem per kete kohe ne Shqiperi, duke i deklaruar qe tani kunder 65 votat e socialisteve, aq te domosdoshem per cirkuitin e miratimit te ketij ligji, i mbeshtetur nga Berisha, sipas te cilit perben dhe nje nga kushtet per integrimin e Shqiperise ne BE. Teksa ka sulmuar kryeministrin Berisha per deklaratat e tij me te fundit gjate fushates se perurimeve te investimeve publike, sipas te cilave, do te fitoje dhe ne zgjedhjet e qershorit te vitit 2013, Shalesi eshte shprehur se shqiptaret nuk do ta harrojne kurre vjedhjen e votes nga ana e kryeministrit ne zgjedhjet e 28 qershorit. "Me te njejtin stil bajat Sali Berisha vijon turin e tij te coroditur neper Shqiperi duke folur tashme per 2013, e duke dashur te beje shqiptaret te harrojne se c'ndodhi ne 28 qershor", ka deklaruar Shalesi. Ku sipas tij, i kompleksuar nga situata aspak normale, i pafuqishem per te pranuar te vertetat ne kushtet e nje krize politike e ekonomike, neper te cilen po kalon vendi, i paafte per t'u perballur me sfidat, qe qeveria e tij e deshtuar nuk mund e nuk do t'i zgjidhe, Sali Berisha nuk mundet as te gelltise deshtimin e tij te plote per organizimin e zgjedhjeve te drejta te 28 qershorit. "As ligji i homoseksualeve, krejt i panevojshem e i papershtatshem per kete kohe ne Shqiperi, kur ne kemi prioritete te tjera shume me shume te rendesishme, e as tentativat apo orvatjet e tij te deshperuara me gershere inaugurimesh neper duar, nuk mund te largoje vemendjen e shqiptareve nga kerkimi i te vertetes se madhe se c'ngjau ne 28 qershor", ka leshuar bomben ne drejtim te Berishes, deputeti i PS, Shalsi. Duke nderprere perfundimisht shpresen per nje mbeshtetje per miratimin e nje ligji te tille. Ndonese ky ligj kalon me shumicen e thjeshte te votes, kalkulimi i tij, sjell ndryshimin e Kodit te Familjes, i cili ndalon martesat brenda sekseve te njejta. Ne Kod eshte shenuar se martesat behen burre me grua, mashkull me femer. Dhe per ndryshimin e nje ligji te tille duhet nje shumice e cilesuar votash e deputeteve, pra 3/5 ose e perkthyer ne shifra plot 84 deputete. PD+LSI kane vetem 74 deputete, nderkohe qe minimumi duhen dhe 10 deputete socialiste, te cilet me deklarimin e djeshem, kane hedhur ne "kosh" dhe ligjin e pare te qeverisjes PD+LSI, per martesat e homoseksualeve.

Kodi i Familjes, pengese per martesat gay

Martesat brenda gjinise ne Shqiperi nuk mund te kryhen edhe nese per kete ka mberritur ose do te mberrije nje projektligj ku te jete perfshire nje gje e tille, sepse e pengon Kodi Shqiptar i Familjes. Ne te vertete, Kodi i Familjes, percakton se martese konsiderohet ai veprim qe kryhet mes mashkullit dhe femres. Ne kete menyre, perjashtohet ligjerisht qe te funksionojne qofte dhe me nje ligj shtese, martesat brenda gjinise. Per te arritur nje gje te tille, nuk eshte e mundur sepse para se te kaloje nje projektligj qe te kete te inkuadruar si nen edhe martesat brenda gjinise, duhet qe me pare, te behet ndryshimi i Kodit Shqiptar te Familjes, dhe nje gje e tille, kerkon shumice te forte ne Kuvend, gje qe veshtireson shume kete levizje. Dhe me konkretisht duhen votat e 84 deputeteve qe te ndryshoje Kodi i familjes. Pastaj me shumice te thjeshte mund te miratohet nisma ligjore per martesat e homoseksualeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›