E Diel, 1 Nëntor 2026

PD Shqiptaret do festojne 100 vjetorin e pavaresise ne Parlamentin e ri shtatoren e Enverit Edvini le ta vendose ne oborrin e Partise se tij

23-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata e plote per shtyp e zedheneses se Partise Demokratike Albana Mustafaraj Sot


Edvin Kristaq Rama zgjodhi kete dite per te deshmuar se ai per asnje cast te vetem nuk shkeputet dot nga trashegimia e eterve te tij shpirterore dhe biologjike dhe mbrojtja e saj. Keshtu dy dite me pare kapoja i bllokmeneve te ri urdheroi deputetet e PS te inaugurojne votimin e tyre te pare ne parlamentin e vendit per te kundershtuar ndertimin e Parlamentit te Ri te vendit aty ku babai i tij shpirteror tirani mizor hitleri shqiptar i pas luftes ndertoi piramiden e tij dhe gjithashtu per te mbrojtur bllokmenin e ri Beqja qe ne emer te mandatit duke shkelur Kushtetuten ka pervetesuar 200 milione leke nga buxheti i shtetit. Sot shefi i bllokmeneve te rinj ne mbrojtje te trashegimise te eterve te tij nxori Fatmir Xhafen njeriun qe per vite me radhe ne festat e diktatures do te ngarkohej per ti lidhur ne qafe shamine e kuqe dhe dorezuar buqeten e luleve diktatorit. Partia Demokratike denon kete qendrim te bllokmeneve te rinj kete mbrojtje te papergjegjshme te trashegimise se Enver Hoxhes nga kasta e bijve te nomenklatures komuniste qe po kthejne Partine Socialiste drejt koherave me te zeza te saj. PD ju deklaron se Edvin Rama mund te vendose ne oborrin e Partise se tij shtatoren e atit te tij shpirteror kurse shqiptaret do te festojne 100 vjetorin e Pavaresise se tyre ne Parlamentin e Ri si monumenti dhe simboli me i bukur i sistemit te vlerave te lirise dhe demokracise qe po ndertojme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›