PD: Shqiptarët do të gëzojnë realitetin e heqjes së vizave. Rama do derdhë lot për këtë

Partia demokratike ka reaguar sot në lidhje me një deklaratë të PS për vliberliazimin e vizave. Sipas Partisë demokratike Edi Rama po mercenarët e tij, nuk po mundohen të bëjnë gjë tjetër veçse të shkëpusin vemendjen nga humbja e zgjedhjeve me gënjeshtra mediatike. Zëdhënsja e kësaj PD-së Erla Mëhilli deklaroi sot se Edi Rama duhet të pranojë humbjen publikisht dhe të mos merret me deklarata të tilla pa vlerë. “Dje dhe sot Edi Rama, në vazhdën e përpjekjeve për të maskuar humbjen e zgjedhjeve, shprehu gëzimin dhe kënaqësinë se Komisioni Evropian vendosi që të shqyrtojë gjatë vitit liberalizimin e vizave me Shqipërinë. Dje çuni i Kristaqit e sot çuni e Sulës derdhën lot krokodili për këtë vendim dhe akuzuan qeverinë për këtë. Partia Demokratike duke i konsideruar të neveritshme këto qëndrime të cunave të bllokut siguron shqiptarët se premtimi i saj elektoral për heqjen e vizave brënda vitit të parë të mandatit të saj të dytë do të bëhet realitet. Një realitet që do të gëzojë cdo Shqiptar përvecse disa pinjollëve të nomenklaturës komuniste të cilët në mentalitetin dhe psikologjinë e tyre ndihen të lumtur vetëm kur shohin që interesat e tyre personale e jot ë shoqërisë realizohen” thuhet në reagimin e Partisë demokratike. Prej dy ditësh Edi Rama shkruan me SMS deklarata kundër familjes së kryeministrit Berisha, pavarësisht se në to nuk ka asnjë akuzë vetëm thashetheme dhe trillime që bën me lakenjtë që i vërtiten rrotull. Kjo është gjëja më normale që mund të bëjë një person që shkatërruar disa herë familjen e tij. Pra të merret me familjen e të tjerëve.
...