E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pakti me FMN i domosdoshëm”

 

Vendosja e një marrëveshjeje të qëndrueshme me FMN-në do të jetë e dobishme për politikën e sigurimit të vendit, megjithëse vendi nuk përjeton kufizimet e likuiditetit dhe nuk kërkon fonde emergjente. Kështu është shprehur kreu i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. 
Intervista
Në një intervistë për Dow Jones Newswires, Fullani ka thënë se ai priste një rritje “pozitive” në 2009, dhe se ishte optimist rreth perspektivave afatgjata; se sheh një inflacion “të ekuilibruar”, e cila ka gjasa që për dy vitet e ardhshme të mbetet në kuadër të tolerancës bankare 2% deri në 4 %. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria me një ekonomi prej 13 miliardë dollarë do të jetë i vetmi vend në Evropën Juglindore që do të shmangë recesionin. Parashikimet e FMN-së janë që rritja ekonomike për Shqipërinë në 2009 të jetë 0.4% dhe 2% në 2010. Të dyja këto shifra tregojnë një rritje ekonomike më të ulët sesa në vitin e kaluar që ishte 6% dhe parashikimet e Qeverisë për një rritje ekonomike të këtij viti prej 4%, raporton Dow Jones Newswires në shkrimin e botuar në faqen online të “The Wall Street Journal”. Megjithëse, si të gjithë kolegët e tij në rajon, ai është i shqetësuar rreth deficitit fiskal, Fullani thekson se sistemi financiar në Shqipëri është likuid mjaftueshëm për të financuar veprimtarinë ekonomike për të ardhmen e afërt. “Megjithatë, ne do të kërkojmë një lloj mbështetjeje parandaluese në një marrëveshje me FMN-në si një policë sigurimi në rast të tronditjeve të paparashikuara negative”, tha Fullani, duke theksuar se një marrëveshje e tillë do të rriste besimin e investitorit në ekonominë e Shqipërisë. “Koha dhe sasia e fondeve që do të kërkohet më pas do të varet nga madhësia e krizave dhe impakti i saj në ekonominë tonë”, tha ai. FMN ka ndërhyrë në disa vende të Evropës dhe tashmë ka negociata për kredi me Serbinë, Bosnjën, Hungarinë dhe Rumaninë. Ndërsa për Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë, Bullgarinë dhe Kosovën ky opsion po merret në konsideratë. Kryeministri Sali Berisha, i cili fitoi me një diferencë të vogël votash zgjedhjet këtë muaj, tha në një intervistë televizive se vendi i tij nuk po përballet me një krize ekonomike. Banka e Shqipërisë, duke iu përgjigjur me shpejtësi inflacionit, ka shkurtuar normën e interesit të politikës së saj me 50 pikë bazë në 5,75% në janar, dhe ka injektuar shuma të mjaftueshme likuiditeti në sistemin bankar. “Ka ende shqetësime të mëdha, edhe pse në rënie të deficitit tregtar dhe qëndrueshmërinë e saj në një afat të gjatë”, ka thënë Fullani, duke shtuar se monedha e vendit leku ka gjasa të përballet me presionin për t’u zhvlerësuar, të cilat rrjedhimisht mund të ndikojnë në inflacionin e çmimeve të importeve dhe atyre lokale. Shqipëria vepron zyrtarisht një shkëmbim fleksibël të regjimit të kursit, por kreditimi në ekonomi është më së shumti në euro. Vendi ka në plan të paraqesë një regjim zyrtar me objektiv inflacionin. Tani për tani, objektivi i tij i inflacionit është 3%, e cila ka gjasa të dalë. FMN thotë se inflacioni në Shqipëri këtë vit do të arrijë në 1.5 %, dhe mund të rritet në 2.2 % në 2010. Duke u bazuar në sfondin e zymtë global ekonomik, sidomos në Itali, me të cilën vazhdon gjysmën e eksporteve, Shqipëria ka të ngjarë të ketë “një rritje më të ulët dhe nën trendin e rritjes ekonomike për vitet e ardhshme”, tha Fullani. Kriza e kredive mund të ketë ulur perspektivat afatmesme të rritjes ekonomike, shtoi ai, duke i bërë jehonë shqetësimeve të bankierëve qendrorë në të gjithë Evropën. Megjithatë, ai shprehu besimin rreth perspektivave afatgjata të rritjes, duke theksuar se Shqipëria kishte një sistem financiar likuid, fitimprurës dhe të mirë-kapitalizuar, bilance të shëndetshme të korporatave dhe kërkon të ketë integrim gjithnjë e më të ngushtë rajonal në tregjet e Bashkimit Evropian. Shqipëria në prill ka aplikuar për t’u bashkuar me BE-në, duke u bashkuar me Turqinë, Kroacinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi në dhomën e pritjes. Për Fullanin “një pikë shqetësuese është ekuilibri i jashtëm i Shqipërisë”- shkruan Dow Jones Newswires. Deficiti i llogarive rrjedhëse ka arritur 15% e GDP-së vitin e kaluar. Kjo nuk është më e larta për rajonin, por është e pambrojtur në territorin e dy shifrave. Deri tani, nuk ka shenja që Shqipëria po orvatet të thithë fonde të huaja, në ndryshim nga shumë vende të Evropës Lindore, të cilat janë përqendruar fuqishëm në fushën e shkëmbimeve tregtare gjatë muajve të fundit. Prapë, Fullani bën thirrje për vigjilencë, duke vënë në dukje se disa burime të financimit të jashtëm, të tilla si të ardhurat nga emigracioni nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit, mund të jenë të tensionuara. “Veprimet duhet të merren për të ndërtuar baza solide për nxitjen e një ekuilibri të qëndrueshëm të jashtme në një periudhë afatmesme”. Ai tha gjithashtu se, ndërsa veprimet e fundit të politikave monetare dhe fiskale kanë qenë “të përshtatshme”, përpjekje më të mëdha do të duhen të merren për të siguruar që deficiti buxhetor dhe borxhi publik të mbeten në nivel të qëndrueshëm. Shqipëria pret për të drejtuar një deficit buxhetor prej 4.2% në vitin 2009, por rreziku për të kaluar këtë shifër është një e dhënë e rëndësishme për parashikimet optimiste të qeverisë për rritjen ekonomike.

Zhvlerësimi i lekut, ndërhyn BSH

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2009, leku ka humbur terren ndaj monedhave të huaja si pasojë e një sërë faktorësh, duke sjellë forcimin e valutave në nivelet më të larta të 4 viteve të fundit. Banka e Shqipërisë me synim shmangien e çrregullimeve në tregun valutor, ka ndërhyrë gjatë këtij tremujori, duke shitur valutë në masën 4,970 milionë lekë. Gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të realizohen veprime të shitjes dhe të blerjes së valutës me Ministrinë e Financave. Shitjet e valutës për llogari të Ministrisë së Financave gjatë tremujorit të dytë arrijnë në nivelin 5,749.80 milionë lekë. Ndërsa, vëllimi i blerjeve me Ministrinë e Financave për këtë periudhë ishte 9,994.08 milionë lekë, duke përshirë edhe blerjet nëpërmjet kontratave të së ardhmes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›