Elbasan, gjendet trupi i mbytur i studentit 21 vjecar
Trupi i pajetë i studentit 21 vjecar i cili u mbyt aksidentalisht, dje pasdite, në rrjedhën e lumit Shkumbin është gjetur në orët e vona të natës.
ELBASAN- Është gjetur i pajetë trupi i studentit 21 vjecar i cili u mbyt aksidentalisht, dje pasdite, në rrjedhën e lumit Shkumbin . Trupi i pajetë është gjetur në orët e vona të natës. Ngjarja tragjike u regjistrua rreth orës 17 e 30 në fshatin Papër afro 10 km larg Elbasanit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së këtij rrethi një grup të rinjsh nga qyteti i Cërikut miq e shokë me njëri tjetrin pasi kanë frekuentuar një nga lokalet buzë lumit kanë vendosur të lahen në rrjedhën e tij. Ervis Prendi, studenti i vitit të tretë në degën e psikologjisë të Universitetit të Tiranës pasi është zhytur në thellësinë e lumit nuk ka mundur të dalë më i gjallë mbi sipërfaqen e tij. Për të nxjerrë trupin e viktimës në vendin e ngjarjes kishin ardhur në ndihmë dhe polumbarët.
(s.g/BalkanWeb)