PD: Sulmet e Ramës ndaj PPE-ve, më të zeza se firmat e babait të tij në varjen e poetit Havzi Nela

Deklarata e plotë për shtyp e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Erla Mëhilli
Edvin Rama dhe falangat e tij mercenarë në mediat që ai kontrollin, ka ndërmarrë 2 – 3 ditët e fundit sulmet më të egra, më të ulëta më të pista të denja vetëm për moralin e tij ndaj kryetarit të grupit më të madh parlamentar të Parlamentit Evropian, përfaqësuesit të Partive Popullore Evropiane që qeveris sot 2/3 e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njeriut që u solli shqiptarëve lajmin për votimin e parlamentit evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë, Joseph Daul. Gjuha e përdorur nga Rama dhe mercenarët e tij në media, dëshmon se Edvin Kristaq Rama është sot më i zi se i ati i tij kur firmoste varjen e poetit Avzi Nela në sheshin qendror të Kukësit. Kjo gjuhë prej halabakësh tregon urrejtjen patologjike të Edvin Kristaq Ramës dhe çakejve të tij që i kontrollon me paga e horrlliqe të tjera dëshmon më së miri se për atë dhe bllokmenët e rinj çdo vendim që merret për të ndihmuar Shqipërinë i tmerron ata dhe zgjon në shpirtin e tyre demonët e etërve të tyre mizorë. PD duke denoncuar me ashpërsinë më të madhe qëndrimin e ulët të Ramës dhe bllokmenëve të rinj pas dështimit të tyre për të bllokuar votën e PE për vizat e Shqipërisë ju bën thirrje qytetarëve shqiptarë të dënojnë këto qëndrime anti - kombëtare dhe anti - shqiptare të kësaj klike që urren me të gjithë qenien e saj Shqipërinë, shqiptarët dhe progresin e tyre drejt Evropës.
...