PS i kundërvihet ekonomisë, zyrtarizon bordin që do mashtrojë nga mëngjesi deri në darkë

Në përbërje të kësaj aleance janë “ekspertë” ekonomikë që s’marrin vesh nga shifrat e kryesuar nga Shkëlqim çani, i cili njihet si një nga përbaltësit më të mëdhenj të rritjes ekonomike dhe nivelit të investimeve të huaja në vend
UPDATE- Partia Socialiste zyrtarizoi sot krijimin e bordit ekonomik, një strukturë kjo e re e cila sipas selisë rozë do të funksionojë si një strukturë permanente për të ndjekur në vijimësi gjendjen ekonomike të vendit. Bordi do të ketë në përbërje specialistë të ekonomisë që do të drejtohen nga Shkëlqim çani, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe “ekspertë” të tjerë të cilët do shpifin nga mëngjesi deri në darkë. Themeluesit e bordit e filluan që sot misionin e tyre, teksa kryetari i socialistëve, pavarësisht se s’ka lexuar kurrë lidhur me treguesit ekonomikë, tha se ka të dhëna mjaft shqetësuese pasi sipas tij ka të ardhura tatimore shumë më të ulëta se parashikimi dhe ka tkurrje të ndjeshme të ekonomisë. Organizmi më i fundit i dalë nga ngrehina ylberiste ka vetëm një qëllim, t’i kundërvihet dita-ditës sektorit ekonomik të vendit dhe të krijojë iluzionin e një krize të rrezikshme, e cila mirëfillti ekziston vetëm në mendjet e çoroditura të “ekspertëve” të selisë rozë.
...