PD Tabaku Rama te pranoje humbjen
Partia Demokratike tha se nuk është aspak kanibalizëm të numërosh çdo votë të qytetarëve. Në një reagim ndaj deklaratës së kryesocialistit Edi Rama, kryesuesja e listës së PD-së për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku tha se Rama duhet të pranojë humbjen.
"Është kanibalizëm që të përdorësh gjuhe kërcënuese, të bllokosh rrugët dhe të rrethosh institucionet,në përpjekje për t'i dëmtuar ato dhe imazhin e vendit. Pse pa asnjë bazë e asnjë fakt, Edi Rama thotë se është e paligjshme të numërohet çdo vote kur Kushtetuta jonë garanton se çdo votë është e barabartë? Pse Edi Rama shpik histori absurde për administrimin e kutive, kur siguria e tyre është e vërtetuar? Ato janë të vulosura dhe u hapën drejtpërsëdrejti në televizion në vend që ta pranojë faktin se ai mendon që këto vota nuk kanë vlerë.Përse Edi Rama thotë se do të përdorë çdo opsion ligjor dhe nëse nuk ndryshohet rezultati dhe nëse ai nuk shpallet fitues – ai nuk do ta pranojë rezultatin" tha Tabaku. Azhornuar së fundi ( e martë , 24 maj 2011 )