Rremuje ligjore Kume Kodi elektoral shkaktoi kaos

Rrëmuja ligjore është ajo çka shkaktoi situatën jo normale pas zgjedhore. Partitë sipas Kristaq Kumes gabuan kur hynë në zgjedhje me një kod të paqartë dhe tashmë po vuajnë pasojat e këtij gabimi. Ish- kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e sheh gjithashtu një standard të dyfishtë në vlerësimin e punës së KQZ-së kur ky institucion mori kompetencat e KZAZ-së.
“Ky kod nuk ka të përshkruar se çdo të ndodhte ose si duhet përballuar situata në rastin kur votuesi ftohet që të votojë një herë në katër kuti votimi, siç është rasti i bashkisë së Tiranës. Në zgjedhjet e vitit 2007 u ndesh e njëjta situatë” tha Kume.
Të gabuar ish- kryetari i institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve vlerëson dhe rrethimin e KQZ-së kur është kolegji ai të cilit i takon fjala e fundit.
”Nuk është normale që KQZ të punojë në kushte rrethimi. PS ka mundësitë e plota për ta atakuar këtë vendimmarrje. Është Kolegji Zgjedhor I cili do të thotë fjalën e fundit për atë se cili do të jetë kryetari i bashkisë së Tiranës. Nuk është KQZ. Kolegji Zgjedhor brenda 10 ditëve duhet të shqyrtojë, të gjykojë ankimin e paraqitur përpara tij” tha Kume.
Në rast se Kolegji vëren shkelje eksiston mundësia sipas Kumes dhe për penalizimin e komisionerëve të KQZ-së.“Në Kod janë të përshkruara të tilla dispozita. Kur dhe çfarë bëhet një rastet kur një administrator I zgjedhjeve, dhe këtu nuk përjashtohet as anëtari I KQZ, shkel dhe nuk zbaton ligjin” tha Kume.
Tre ditë pas shpalljes së rezultatit, subjekti humbës mund të ankimojë vendimin në KQZ ose në Kolegj Zgjedhor pas 5 ditësh. Forcat speciale të Repartit të Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike kanë marrë në ruajtje tetë gjykatësit e kolegjit, të cilët do të vendosin për fatin e kreut të ri të Bashkisë së Tiranës.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 24 maj 2011 )