E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Kanibalizem elektoral.Nuk njoh rezultatin e KQZ

 Ne reagimin e pare te kryetarit te opozites Edi Rama pas vendimit final të KQZ e konsideroi ate kanibalizem elektoral.”Kanibalizmi elektoral i Saliut. Humbësi i Saliut u detyrua fitues në shkeljen më brutale të kushtetutës, kodit zgjedhor, normave të etikës institucionale dhe çdo norme të moralit shoqëror” tha Rama.
Por ne keto kushte çdo te beje opozita? Kolegji Zgjedhor eshte hapi institucional qe do te ndjeke partia me e madhe ne opozite per mandatin e Tiranes, por sa besim ka kreu i opozites ne vendimin e apelit, Edi Rama thote:“Sigurisht që kriza e sistemit gjyqësor është një krizë e kahershme. Nuk lë vend për optimizëm të plotë, por rasti është kaq flagrant sa unë e shoh të vështirë që gjyqtarë me një integritet minimal professional të mund t’I hanë popullit opozitar një hak të pashlyeshëm”.

Por paralelisht, kryetari i partise me te madhe ne opozite tha se do te vijoje rezistenca popullore, duke shtuar se nuk terheq asnje qendrim nga ato te meparshmet te shprehura prej lidereve te opozites edhe per revolte popullore.

“S’ka dyshim që rezultatin e djeshëm nuk e njohim. Nuk ka jurist plepash që mund ta vërë në dyshim dhe jo më pastaj një popull I tërë I zënë në një kurth mostruoz nga I cili unë jam më besimplotë se kurrë se do të dalë më herët se sa vonë, pikërisht sepse tashmë të gjithë e kanë kuptuar jo atë që ka ndodhur, por dhe se çfarë pasojash ka në jetën e tyre kjo që ka ndodhur në rast se drejtësia nuk vihet në vend” tha Rama.

Kryetari i opozites i riapeloi faktorit nderkombetar te reagoje me force per te mos e lene siç ai u shpreh futjen e Shqiperise ne nje rruge pa krye. 
Rovena Moçka Azhornuar së fundi ( e martë , 24 maj 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›