Vrau 33 vjeçarin, arrestohet autori i dyshuar

Foto ilustruese
Policia e Shkodres ka arrestuar mengjesin e sotem, nje person te dyshuar per vrasjen e nje nate me pare ne Kelmend te Malesise se Madhe.
Sipas te dhenave te para mesohet se ne pranga eshte vene shtetasi Gezim Aliaj. Sipas policise ky shtetas dyshohet te jete autor i vrasjes se 33-vjeçarit, Gjovalin Vuçinaj.
Ai u vra me arme ne një lokal në fshatin Vukël, ndërkohe qe mbeti i plagosur shtetasi Bardhok Grishaj.
Policia njofton se ka nisur hetimet per te zbardhur ngjarjen dhe shkaqet e krimit, qe fillimisht dyshohet per motive te dobeta.