PD Trashani Rama sulmoi institucionet e pavarura
Partia Demokratike reagoi dje pas akuzave te bera dy dite me pare nga kreu socialist Edi Rama ndaj institucionit te drejtesise te cilin e konsideroi si te njeanshem duke theksuar se deklaratat e kryesocialistit ishin nje sulm i hapur ndaj institucioneve te pavarura te vendit. Deputetja e PD-se Arenca Trashani theksoi se perdorimi i gjuhes se ashper nga ana e kryetarit te PS-se dhe perpjekja per te kercenuar gjyqesorin me deklaratat e tij ishin shume te papershtatshme. Akuzat e ashpra nuk jane frytdhenese ne kuader te bashkepunimit midis pozites dhe opozites. Te sulmosh nje institucion te pavarur nuk kontribuon aspak ne nje debat te mirefillte dhe nuk ben asgje per progresin e Shqiperise - tha Trashani ne nje deklarate per shtyp. Sipas saj gjuha e ashper nuk ve ne levizje ate per te cilen eshte rene dakord qe te kthejme pas kohen e humbur prej dy vitesh ne Shqiperi kur shqiptaret priten perfundimin e ketij bllokimi. Te gjithe politikanet kane pergjegjesi per respektimin e shtetit ligjor dhe respektimin e vendimeve te gjykatave. Ata duhet te japin shembullin e tyre ne marredhenien me gjyqesorin qytetaret e meritojne nje gje te tille dhe bashkesia nderkombetare pret pikerisht kete - tha ajo duke shtuar se mbrojtja e Rames ndaj deputeteve te tij nuk vjen sipas Trashanit nga frika e denimit te deputeteve por nga frika e rrezimit te shpifjeve qe ata kane deklaruar. Dy dite me pare ne mbledhjen e grupit parlamentar socialist kreu i selise roze Edi Rama akuzoi sistemin e drejtesise duke u shprehur E siguroj cdo dallkauk dhe puthadore qe i bie cekicit perdite per te marre ne qafe kedo qe ska pushtet dhe para per xhepat e vet te piste se drejtesia ne Shqiperi do te vihet ne nje dite jo te larget. Ato gjoba mafioze gjykatesish qe i sherbejne pushtetit si mjete dhune mbi opoziten jane gjoba per gjithe grupin per gjithe partine per gjithe opoziten.
Reagimi Rama Znj. Trashani mos mbroni vendimet e trasha te gjykatesveKreu i PS-se Edi Rama zgjodhi dje serish rrjetin social Twitter i kthyer ne nje mjet komunikimi te perditshem per te reaguar ndaj deklaratave te deputetes se PD-se Artenca Trashani ku theksoi se mazhoranca nuk duhet te mbroje vendimet qe ai i quajti te trasha te gjyqtareve. Zonja Trashani fort trashe i bie kur mbron vendimet e trasha te gjykatesve qe trashanikisht denojne opoziten. Po zonjes Trashani ia vene ne goje keto trashesi qe trashen perdite si zullumi qe po keputet e ajo i reciton neper gjume - komentoi Rama deklaratat e deputetes demokrate.