E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qarku i Fierit PS humb bastionin me te madh

PD-ja merr Keshillin e Qarkut te Fierit Artur Shehu zgjidhet kryetar me 55 vota

Nje ngjarje e paralajmeruar per tensionin e saj nga deklarata e dy diteve me pare te kreut te PS-se Rama i cili akuzoi mazhorancen se po tenton te vjedhe votat ne Fier e Gjirokaster ishte ajo qe ndodhi dje ne mbledhjen e konstituimit te Keshillit te Qarkut te Fierit. Opozita bllokoi per me shume se 4 ore zhvillimin e kesaj mbledhjeje pasi sipas saj ajo duhej te zhvillohej pasi te vendoste gjykata dhe jo para vendimit dhe ne kete menyre socialistet e cilesuan ate si te paligjshme. Kundershtimin e tyre simpatizante dhe deputete te qarkut te Fierit nuk nguruan ta shprehnin edhe nepermjet kontakteve fizike me palen tjeter. Ata u futen ne sallen e mbledhjes se keshillit bashkiak dhe u konfliktuan deri ne grushte me keshilltaret e djathte. Peshtjellimi i konfliktit solli mberritjen ne Pallatin e Kultures te nje numri te konsiderueshme te forcave policore te cilet megjithese u munduan te vendosnin qetesine serish para godines mbeshtetesit e Partise Socialiste nuk u shperndane. Nga ana e saj mazhoranca nepermjet prefektit te qarkut Fier Bujar Hasa e kundershtoi reagimin e te majteve pasi sipas tijvendimi i gjykates pezullonte vetem njoftimin dhe jo zhvillimin e mbledhjes se keshillit. Pas disa ore debatesh dhe konfrontimesh mes paleve simpatizantet e PS-se u larguan nga godina e keshillit bashkiak duke bere te mundur zgjedhjen vetem me votat e perfaqesuesve te djathte kreun e ri te keshillit Artur Shehu.

Mbledhja e keshillit

Duke nisur nga ora 1100 e paradites se djeshme Partia Socialiste ne Fier zhvilloi nje proteste para godines se Pallatit te Kultures e cila zgjati per me shume se kater ore dhe qe njekohesisht arriti deri ne konflikte fizike mes paleve. Arsyeja e protestes aspak paqesore te socialisteve ishte zhvillimi i mbledhjes se keshillit te qarkut qe sipas PS-se ishte e paligjshme. Socialistet pretendonin se vendimi i gjykates ishte shprehur per pezullimin e mbledhjes. Ndersa nga ana e tyre perfaqesuesit e mazhorances pohuan se vendimi i gjykates ne 12 nentor nuk kerkonte pezullimin e mbledhjes por vetem te njoftimit. Prefekti i Fierit Bujar Hasa theksoi se militante te PS-se dhe deputete te kesaj force politike kishin hyre forcerisht ne sallen e mbledhjes per ta bllokuar ate. Iu bej thirrje deputeteve te PS-se te heqim dore nga uzurpimi. Vendimi i gjykates i dates 12 nentor pezullonte vetem njoftimin dhe skishte ne brendesine e vete anulimin e mbledhjes dhe heqjen e se drejtes te keshilltareve te mblidhen per organet e tyre drejtuese - deklaroi prefekti. Ndersa ish-kreu i keshillit te qarkutVangjel Ndreka leshoi akuza ndaj prefektit dhe pohoi se simpatizantet e PS-se u futen ne sallen e mbledhjes vetem si shenje indinjate. Prefekti i Fierit po shkel ligjin nuk respekton vendimin e gjykates. Ai po kerkon te ndertoje struktura paralele. Deri ne formen e prere askush nuk ka te drejte te marre iniciativa per thirrjen e keshillit te qarkut qofte edhe nga prefekti per arsye se ceshtja eshte ne gjyq. Une respektoj ligjin. Njerezit u futen ne salle ne shenje indinjate- tha Ndreka. Por pas disa ore debatesh pasi simpatizantet dhe deputet e PS-se u futen ne sallen e mbledhjes dhe nuk lejonin zhvillimin e saj duke arritur deri ne konflikt fizik me perfaqesuesit e mazhorances me largimin e tyre mbledhja zhvilloi normalisht dhe ne fund te saj u zgjodh vetem me votat e perfaqesuesve te djathte kreu i ri i keshillit te qarkut te Fierit Artur Shehu. Ngjarja e djeshme ne Fier ndodhi vetem nje dite para se Gjykata e Apelit te shprehet lidhur me konstituimin e ketij keshilli ne krye te te cilit u zgjodh socialisti Vangjel Ndreka. Prefekti e cilesoi te paligjshme mbledhjen ku drejtues u zgjodh Ndreka dhe iu drejtua gjykates. Ky fakt ishte edhe arsyeja kryesore e kundershtimit te djeshem mes perfaqesuesve te PD-se dhe atyre te PS-se pasi keto te fundit kerkonin qe mbledhja e keshillit te zhvillohej vetem pas vendimit te sotem te gjykates. Ndersa perfaqesuesit e mazhorances e kundershtuan argumentin e socialisteve pasi sipas tyre vendimi i gjykates pezulloi vetem njoftimin dhe jo zhvillimin e mbledhjes te keshillit bashkiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›