E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas kritikes Xhafaj nuk ndryshon qendrim Ligjet vote vetem kur te kene cilesi

Edhe pse marreveshja e arritur dy dite me pare mes paleve u cilesua si hapi i pare pozitiv drejt sfidave te integrimit te vendit dhe njekohesisht u vleresua nga nderkombetaret si nje arritje e politikes shqiptare dje sekretari per ceshtjet ligjore ne PS-se Fatmir Xhafaj pohoi se vota e socialisteve do te jepet vetem nese ligjet do te arrijne ne nje produkt. Ai akuzoi deputetet e mazhorances per mungese pergjegjshmerie dhe i cilesoi ata si deputete kartonesh. I ka shnderruar deputetet e mazhorances ne deputete kartone dhe jo ne persona me integritet te pergjegjshem per fatet e vendit. Nje nga kritikat me te drejtperdrejta qe ka progresi-raporti i ketij viti dhe i atyre te kaluara kane te bejne me cilesine e ligjberjes ne Parlamentin shqiptar. Dhe kjo qe po kerkojme ne me vullnet pozitiv eshte ta reflektojme kete gje qe eshte shqetesimi i partnereve shqetesimi i BE-se i qytetareve dhe jo te marrim rrogen ne fund te muajit por te bejme ligje te mira - tha ai per Vizion Plus. Me tej ne fjalen e tij sekretari ligjor i selise roze deklaroi se PS-ja eshte e gatshme per ta respektuar marreveshjen por sipas tij me kushtin qe ligjet e miratuara te jene cilesore. Ne jemi per ta respektuar konsensusin e arritur per afatet kohore te miratimit te ketyre projektligjeve por jo si qellim ne vetvete jo ne kurriz te cilesise se ligjit - u shpreh Xhafaj. Lidhur me debatet brenda PS-se ku nje pjese e mire e deputeteve me ne krye liderin e opozites Edi Rama kundershtuan deklaratat e Xhafajt i cili kerkoi qe per disa ligje te kishte me shume kohe ne dispozicion sekretari per ceshtjet ligjore i mohoi ato duke u shprehur Ne te gjitha keto radhe kemi qene te gjithe ne nje ze qe nga kryetari i partise kryetari i grupit parlamentar edhe deputetet kane shprehur nje qendrim. Ta respektojme marreveshjen por pa cenuar cilesine e ligjeve qe do te miratojme - nenvizoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›