PD akuza Ministrisë së Mjedisit
Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së PD-së, Ylli Shaqiri, tha se keqmenaxhimi i hapësirave publike është rezultat i paaftësisë së autoriteteve qendrore dhe lokale, për çka ka shprehur shqetësim edhe një delegacion holandez i Institucionit të Planifikimit Urban gjatë një vizite të mëhershme në Kosovë.
Partia e Drejtësisë me këtë rast i rekomandon Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të menaxhojë në mënyrë urgjente problemin e kaosit urbanistik dhe keqmenaxhimit të hapësirave publike, e cila do të ishte në interes jetik për qytetarët.