E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD akuza Rames per lidhje me trafikantin Tufa

Partia demokratike ka akuzuar kreun e PS-se Edi Rama për lidhje me trafikantin Skënder Tufa arrestuar në vitin 2004 me akuzën “Shfrytëzim prostitucioni” dhe dënuar me vendim të formës së prerë 7 vite burg për veprimtarinë e tij kriminale. Në një deklaratë ëpr mediat zëdhënësja e kësaj force politike Silvi Bardhi tha se në kuadrin e Rilindjes së bllokut z. Edi Rama nën moton: “Fundërrina të të gjithë Shqipërisë bashkohuni për të përmbysur Sali Berishën”, shpalli këto ditë publikisht Aleancën e tij të fundit me trafikantin Skënder Tufa, arrestuar në vitin 2004 me akuzën “Shfrytëzim prostitucioni” dhe dënuar me vendim të formës së prerë 7 vite burg për veprimtarinë e tij kriminale.

“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama jo pa qëllim zgjodhi për aleancë të re të Rilindjes së tij dhe menaxhimin e grevës së urisë të një grupi të vogël të keqpërdorur pamëshirshëm prej tij, trafikantin Skënder Tufa të dalë nga burgu pak kohë më parë pasi vuajti dënimin.
Zoti Rama zgjodhi trafikantin Tufa për menaxhimin e grevës së tij private së pari për t’ju dërguar një mesazh të qartë të gjithë trafikantëve në Shqipëri se ai me moton “Fundërrina të të gjithë Shqipërisë të bashkohemi kundër qeverisë së kryeministrit Sali Berisha”, e ka një moto kryesore në rrugën e tij të Rilindjes së premtuar.
Zoti Rama zgjodhi trafikantin Tufa për menaxhimin e grevës si një akt hakmarrës, si një përpjekje për të diskretituar qëndresën heroike të të përndjekurve potitikë kundër regjimit të etërve të tij.

Duke menaxhuar, një grup të vogël të tyre me trafikantin Skënder Tufa, ai do që të paraqesë para qytetarëve dhe të rinjve shqiptarë, martirët e kalvarit hoxhist si njerëz të personifikuar nga kriminelë ordinerë, trafikant të qënieve njerëzore.”- thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike, e cila u bën thirrje edhe një herë familjarëve të grevistëve:
“Mos lejoni që njerëzit tuaj të poshtërohen duke u menaxhuar nga Edi Rama nëpërmjet aleatit të tij të ngushtë Skënder Tufa.

Partia Demokratike fton familjarët e viktimave të Edi Ramës dhe Skënder Tufës t’i shtrojnë pyetjen Edi Ramës:

Pse 8 vjet në pushtet nxore nga burgu dhe shpërbleve me qindra milionë lek xhelatët e të përndjekurve politikë të etërve tuaj, të dënuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit dhe nuk dhe asnjë qindarkë për dhjetra mijëra martirë të gjallë të kalvarit të bllokmenëve hoxhistë që shpërbleve?”-vijo ajo.

Partia Demokratike sqaron edhe një herë shqiptarët se ajo me vetëdije të plotë dhe në vlerësim maksimal të vuajtjeve dhe sakrificave mbinjerëzore të martirëve të gjallë të kalvarit komunist, ka përcaktuar si normë dëmshpërblimi për ta, normën ditore më të lartë se çdo vend tjetër ish- komunist.

Në përputhje me këtë përcaktim plotësisht të merituar ajo i ka dhënë për këtë qëllim kesaj shtrese sa vijon:

103 milionë Dollarë

2 mijë e 200 apartamente banimi,
2 mijë e 751 fabrika e ndërmarrje, linja prodhimi dhe objekte të tjera si dhe mbi 22 mijë të drejta studimi, bursa shkollimi ose pagesë e tarifave për hyrjen në Universitet.

Partia Demokratike garanton familjarët e viktimave të dyfishta të etërve dhe bijëve hoxhistë, se ajo është e vendosur që në afatet e përcakuara ligjore të disburësojë plotësisht paratë e dëmshpërblimit të të përndjekurve politikë, ndaj dhe të mos lejojnë që neobllokmenët e rinj me në krye Edi Ramën që dje shpërblyen me qindra milionë lekë xhelatët e tyre, t’i menaxhojnë sot njerëzit tyre me trafikant si Skënder Tufa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›