Klinton Marr pergjegjesine per sulmin ne Bengazi

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton ka marrë përsipër të heqë nga supet e presidentit amerikan Barak Obama një nga momentet më të vështira të presidencës së tij, vetëm disa orë para debatit ët dytë. Pak pas mbërritjes në Peru, Klinton ka deklaruar se ishte përgjegjëse për menaxhimin e situatës natën e 11 shtatorit në Bengasi, në Libi, ku nga sulmi i konsullatës amerikane gjetën vdekjen ambasadori amerikan Kris Stivens dhe tre shtetas të tjerë amerikanë. Pasi ka deklaruar se përgjegjësia i takonte asaj, Klinton ka theksuar se as presidenti amerikan Obama dhe as zëvenmdësi i tij Xho Bajden nuk janë të përfshirë në vendimet që i përkasin sigurisë të trupit diplomatik. Dëshiroj të evitoj çdo keqkuptim dhe pse në ditët e pata pas ngjarjes së rëndë ka pasur paqartësi për atë që ka ndodhur. Në debatin e mes Paul Rajan dhe zëvendës presidentit amerikan Bajden, ky i fundit kishte thënë se nuk kishte ardhur asnjë kërkesë për përforcime të sigurisë në Bengasi. Por nëse nëj kërkesë e tillë kishte mbërritur atëherë kishet ndaluar në departamentin e shtetit, duke ia lënë kështu fjalën sekretares amerikane të shtetit Klinton, e cila ka nxituar të marrë përgjegjësinë. Ndërkohë që sekretarja amerikane e shtetit jepte deklaratën e saj, Nju Jork Tajms ka dhënë lajmin se Pentagoni dhe Departamenti amerikan i shtetit po ndihmojnë qeverinë e Libisë, që të krijojë forca speciale për të luftuar ekstremistët islamikë. Gazeta ka cituar disa dokumente të brendshme të administratëts sipas të cilave administrata Obama ka marrë miratimin e kongresit amerikan për të spostuar 8 milion dollarë nga operacionet anti terroriste të Pentagonit në kuadër të ndihmave ndaj Pakistanit për krijimin e forcave elitare në Libi.