E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD akuza Ramës për vjedhje. Bashkia: Demokratët shpifin

Partia Demokratike e ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama per vjedhje. I menjehershem reagimi i bashkise, qe permes zedhenesit Florian Serjani, thote se demokratet shpifin dhe i fton ata te provojne akuzat e bera.

"Partia Demokratike i deklaron Edvin Kristaq Kutisë se do të japësh llogari për çdo qindarkë që u ke grabitur qytetarëve të Tiranës dhe se të gjitha mekanizmat ligjore do të përdoren për të të dhënë përgjigjen që ti meriton si shtyllë kryesore e korrupsionit në Shqipëri", deklaroi Erla Mëhilli, zëdhënëse e Partisë Demokratike.

"Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj i ka dërguar afro 30 ftesa në formë denoncimesh qeverisë dhe partisë në pushtet, për të provuar akuzat e tyre në Gjykatë dhe Prokurori. Sot sapo është bërë gati një tjetër ftesë lidhur me akuzat dhe shpifjet më të fundit për gjoja vjedhje e qindarkave të qytetarëve për mitingjet e opozitës. Duke akuzuar Sali Berishën, kryeministrin e vendit, dhe partinë e tij për shpifjen e radhës iu përsëritim ftesën këtyre baltëhedhësve ti provojnë shpifjet e rradhës pranë organeve të drejtësisë", tha Florjan Serjani, zëdhënës i bashkisë së Tiranës.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›