E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i DASH për trafikimin, përplasje qeveri- opozitë

Partia Socialiste akuzoi Ministrine e Brendshme se raporti me i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit, eshte tregues i deshtimit te saj. E ne krahun tjeter, zv.ministrja, Iva Zajmi tha se socialistet e interpretojne gabim kete raport, ne vazhden e deklaratave kunder procesit te liberalizimit te vizave per qytetaret shqiptare.

"Raporti i DASH për trafikimin e qenieve njerëzore për 2010 edhe njëherë e rendit Shqipërinë në listën e vendeve që janë burim trafikimi i burrave, grave e fëmijëve për punë të detyruar e prostitucion. Raporti thekson se ministria që drejton z. Lulzim Basha nuk përmbush as standardet minimale për eleminimin e trafikimit", deklaroi Vasilika Hysi, deputete e PS.

"Rikonfirmojmë vullnetin e plotë dhe angazhimin maksimal për të konsoliduar edhe më tej luftën dhe arritjet kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Ministria e Brendshme shpreh keqardhjen e thellë për interpretimin abuziv të këtij raporti nga Z. Rama dhe e konsideron këtë një vazhdim të agresionit të Z. Rama kundër heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë", tha Iva Zajmi, zv.ministrie e Brendshme.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›