E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD akuzon mediat

Tiranë -Partia Demokratike ka akuzuar televizionin Top-Channel për censurim të fjalës ndaj kësaj force politike. Në një deklaratë, Gerti Bogdani theksoi se Edi Rama ka shtrirë kontrollin në median e radhës. “Diktator dhe censurës i fjalës se lirë, Edi Rama, ne qofte se ne median e Ballës, me premtimin se zj. Belinda do te behet ministre, i jep Partisë Demokratike vetëm 5.7% kohe televizive, krahasuar me 30.1% për Partine Socialiste. Këto shifra nuk kane nevojë për koment, diskriminimi është i skajshëm dhe i dukshëm”-theksoi Bogdani gjatë një konference për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.

Bogdani ka akuzuar Ramën se së bashku me kompaninë Edi-Al, synon përveç betonizimit të Tiranës, të kryejnë ndërtime edhe në bregdetin e jugut. Duke folur për debatin e djeshëm për buxhetin e bashkisë së Tiranës, Bogdani e akuzoi kryebashkiakun për arrogancë.

“Fatmirësisht, një transmetim live te arrogancës, mendjemadhësisë, dhe interesit te ngushte personal te kryetarit te Bashkisë, qytetaret e Tiranes dhe te gjithë Shqipërisë patën mundësi ta ndjekin dje live ne mbledhjen e Këshillit Bashkiak për Buxhetin. Një mbledhje sa komike aq edhe tragjike, ku Kryetari i Bashkisë, u largua përsëri me buxhet ndër shale”-përfundoi deklaratën zëdhënësi i partisë më të madhe në pushtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›