E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, sot i pranishëm në Mëngjesin e Lutjeve

Kryeministri Berisha do të marrë sot pjesë në Mëngjesin e 57-të Kombëtar të Lutjeve. Kjo ceremoni do të mbahet në Uashington D.C dhe është një forum që mbahet çdo vit në muajin shkurt dhe që grumbullon udhëheqës nga e gjithë bota si një rast për t'u njohur dhe për të vendosur marrëdhënie mes tyre. Në këtë mëngjes kombëtar lutjesh marrin pjesë kongresmenë, senatorë, drejtues të Kongresit dhe administratës së presidentit Barack Obama, si dhe liderë dhe të ftuar nga 160-të vende të botës. Një ditë më parë kryeministri Berisha pati një takim me nënsekretarin e Mbrojtjes, Gordon England dhe ish Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Donald Ramsfeld. Kryeministri Berisha pati gjithashtu takime edhe me grupin Kohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›