E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cooper: Asnjë marrëveshje sndikon mbi statusin

PRISHTINE- “Pres që gjatë zbatimit të marrëveshjeve të paraqiten probleme të vogla sepse nuk mund të parashihet çdo gjë e nëse do të ketë probleme grupi çështjet e  kontestuara do ti kthejë në tavolinën kryesore të negociatave”, ka thënë për gazetën Blic të Beogradit Robert Cooper, ndërmjetës i BE-së në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, të dy vendet kanë interes të arrijnë kredibilitet në Evropë, në rajon dhe në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Pasi i ka quajtur të vështira biedimet për marrëveshje, Cooper ka shtuar, në mënyrë të veçantë, se as marrëveshjet e tanishme dhe as ato që do të bëhen me ë vonë nuk do të kenë ndikim në statusin Kosovës.

Robert Cooper, pas qëndrimit të djeshëm në Prishtinë sot ka shkuar në Beograd për të përgatitur raundin tjetër të bisedimeve që do të mbahet më 20 korrik në Bruksel. Merret vesh se gjatë këtij raundi dëshirohet të arrihet marrëveshje për librat kadastralë, energjinë elektrike, telekomunikacion, e, siç transmetojnë mediet serbe, ndoshta edhe për vulën doganore të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›