E Diel, 1 Nëntor 2026

PD çel fushatën elektorale në Krujë, Strazimiri: Këtu marrim 8 deputetë

KRUJË- Partia Demokratike ka prezantuar sot në Krujë kandidatët e saj për deputetë, në një miting në sheshin e qytetit.

STRAZIMIRI: NË KRUJË MARRIM 8 DEPUTETË 
Në fjalën e tij, kandidati për deputet në Krujë Gent Strazimiri u shpreh se banorët e këtij qyteti kanë mundur ta prekin ndryshimin që ka bërë qeveria.
“Berisha dhe qeveria e tij kanë punuar shumë për Krujën, ju mund të prekni ndryshimin. Janë krijuar 200 mijë vende të reja pune, kjo e vërteta që askush nuk mund ta mohojë”. 

Strazimiri i ka kërkuar banorëve të Krujës t’i kthejnë reston kreut të PS-së, Rama që sipas tij, bllokoi për më shumë se 3 vjet 3 ligjet e integrimit të cilat u votuan sot për 3 minuta. 

“Edi Rama kishte në dorë tre ligje, votimi i të cilave u krye në 3 minurta, kthejani reston, lajini hakun Ramës më 23 qershor. Ne do marrim deputetin e 8-të në Krujë”, tha ai.
(VIJON)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›