E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD dhe PS “Ok” ngritjes së komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore

14-11-2011 / Gazeta 55

Mazhoranca dhe opozita gjejnë gjuhën e përbashkët - konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e 3 komisioneve parlamentare, atij të Reformës Zgjedhore, Reformës së Kuvendit dhe axhendën për ligjet me shumicë të cilësuar

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot ngritjen e 3 komisioneve parlamentare, atij të Reformës Zgjedhore, Reformës së Kuvendit dhe axhendën për ligjet me shumicë të cilësuar.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së kryetarëve të dyja palët kanë rënë dakort që komisioni për reformën zgjedhore do të përbëhet nga 5 anëtarë të mazhorancës dhe 5 të opozitës të cilët do të nisin nga puna për ndryshimet në kodin zgjedhore. “Miratuam me konsensus ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe një axhendë diskutimesh për një pjesë të projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave”- theksoi pas mbledhjes kreu i grupit socialist Gramoz Ruçi.
Disa ditë më parë kreu i OSBE-së Eugen Wollfarth u kërkoi palëve politikë të nisin sa më parë bashkëpunimin për reformën zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Wollfarth e ka cilësuar nisjen e reformës si një nevojë urgjente për vendin ndërsa ka shtuar se tani është koha që t`i hapet rruga këtij procesi.
Gjithashtu të dyja palët kanë rënë dakort edhe për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën në Kuvend si dhe për të ngritjet e komisionit për të shqyrtuar ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar. Ndërkohë Partia Socialiste dorëzoi ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, paketën e ligjeve, që kërkojnë 3/5 e votave të deputetëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›