E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi i Metës, gjykata rrëzon kërkesën e Prokurorit për ri-ekspertim

14-11-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e prokurorisë për ri-përsëritjen e ekspertizës së videos Meta-Prifti. Duke iu referuar përfundimeve evazive, se në video “mund të ketë pasur ndërhyrje” Prokuroria kërkoi përsëritjen e ekspertizës me specialistë të huaj.
Gjykata e Lartë u tërhoq për vendim dhe në orë 16.00, ndërsa më pas komunikoi vendimin, duke rrëzuar kërkesën e organit të akuzës.
Pas rrëzimit të kërkesës së Prokurorisë, gjykata njoftoi palët se seanca e ardhshme do të zhvillohet me 21 nëntor 2011.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›