PD dhe PS nuk gjejnë konsensus, mandati i Rudina Seserit në Kushtetuese
TIRANË- PD dhe PS nuk bien dakord për emrin pasues të mandatit lënë bosh nga deputetja socialiste Rudina Seserit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për verifikimin e mandatit të deputetit Gjon Bardhi, nën drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, anëtarët vendosën ti drejtohen Kuvendit përmes një raporti që mban 2 qëndrime.
Partia Socialiste ka refuzuar emrin e Gjon Bardhit si pasues të Rudina Seserit duke qenë se aktualisht ai ushtron postin e kreut aktual të Bashkisë së Fushë Krujës, duke kërkuar që mandati ti kalojë Edison Konomit. Kundërshtimi nga mazhoranca dhe deklarata e saj se do ta cojë cështjen për interpretim në Gjykatë Kushtetuese, ka ngjallur reagimin e opozitës, sipas së cilës të djathtët kërkojnë të mbanë peng mandatin që i takon asaj me ligj.
Në mbledhjen e 13 janarit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e mandatoi me shumicë votash kryebashkiakun e Fushë Krujës si deputetin më të ri të Partisë Socialiste. Pas refuzimit të këtij të fundit KQZ vendosi që kjo çështje t’i kalojë Kuvendit, që është organi kompetent për mandatet e deputetëve.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)