E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Sistemit shëndetësor i vlerësuar ndërkombëtarisht

TIRANË- Për vitin 2011 Shqipëria mban vendin e 21-të në botë referuar vdekshmërisë foshnjore në vend, duke lënë pas shtete të zhvilluara si Danimarka, Franca etj.

Vlerësimi në nivel botëror është kryer në bashkëpunim nga Organizata Botërore e Shëndetit, Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, ndërkohë rraporti është publikuar në gazetën prestigjoze “The Gardian”, duke iu referuar statistikave të ‘The Guardian’, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa të dhëna statistikore ku mortaliteti tek foshnjat në Shqipëri është 9 për 100 mijë lindje nga 23 të tilla një dekadë më parë.

Gjatë një konference për mediat, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, informoi lidhur me këta indikatorë, në të cilët Shqipëria ka lënë pas edhe vende të zhvilluara. "Një nga indekset kryesorë të organizatave evropiane dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë është vdekshmëria foshnjore. Shqipëria bën pjesë lidhur me këtë indikator në vendet më të zhvilluara në botë dhe kjo e dhënë vjen nga raporti i përbashkët i organizmave më të rëndësishëm në botë si OBSH, UNICEF, etj”, tha Vasili. Sipas tij, ka një përgjigje të jashtëzakonshme dhe spektakolare lidhur me këtë indikator. Bazuar në të dhënat shëndetësore, në 2011 vdekshmëria foshnjore është në 8.7, nga 9.7 në vitin 2010, apo nga 16 që ishte në vitin 2000 dhe 17.5 në vitin 2001.

Ndërkohë, Vasili tha se lidhur me kujdesin ndaj gruas në përgjithësi Shqipëria renditet në vendin e 21. Lidhur me vdekshmërinë amtare, një tregues delikat ky që mat sistemin, Shqipëria renditet në vendin 22, duke lënë pas vende të zhvilluara. Bazuar në të dhënat, vdekshmëria amtare në vend arrin në një shifër prej 5.8, nga 5.9 që ishte në 2010.

Vasili theksoi se mbulesa vaksinale e fëmijëve është në shifra të larta, 98 %, gjë për të cilën dhe Shqipëria është vlerësuar. Sipas tij, vaksinat e reja që janë futur janë në 2000, komponenti i Rubeolës në vaksinën Fruth-Rubeolë, në vitin 2005, komponenti i Parotitit në vaksinën Fruth-Rubeolë-Parotit, në vitin 2009, komponenti i Haemophilus influenzae tip b në vaksinën e kombinuar DTP-HepB-Hib dhe në vitin 2011, vaksina e Pneumokokut (PCV10).
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›