Qirje konsull jemi ne shekullin XXI
NgaILIR KULLA
Qirje konsull Ikonomus me lejo te te drejtohem keshtu ne gjuhen greke fjale e cila ne gjuhen shqipe ka nje kuptim te ndryshem dhe kuptimplote per shkak te faktit se dy dite me pare nga Ty ne 20-vjetorin e OMONIA-s mora vesh se ne korcaret qenkemi te tere greke. Madje se te tera varret e paraardhesve tane na qenkan shkruar ne greqisht. I rrethuar nga dy deputete greke dhe nga te tere dallkauket vendore qe kane nga nje flamur te ndryshem te Bashkimit Europian ne xhep te pashe te mallengjyer teksa i rrefenje botes te verteten tende. Qirje konsull te pashe qe me shume ngazellim dhe kersheri prapa syzeve po i tregoje
botes sesi te tere korcaret jane greke dhe me thene te drejten mu dhimbse. Tani duhet te te shpjegoj edhe pse mu dhimbse i dashur qirje Ikonomus.
Mu dhimbse se ke ardhur ne kohe te veshtira per Greqine. Kam qene disa here gjate vitit te fundit ne Athine dhe e kam verejtur me syte e mi renien drastike te gjithckaje ne zemer te Eladhes. Festa mbaroi dhe ekonomia ka vajtur ne esfel pyet ata korcaret greke te ta perkthejne kete fjale. Rrogat jane ulur dhe ky amerikani qe po ben kryeministrin e Greqise Georgi apo Jorgua e ka ndare mendjen do ti veje gjer ne fund ti prese me radhe nje nga nje te tera shpenzimet e teperta dhe te kota qe bejne dhe kane bere burokratet si ty duke i rrefyer perralla taksapaguesit grek. Perralla si kjo qe tregove ne Korce para dy netesh zotrote perralla me te cilet ata bashibozuket qe kishe ne krah kane bere para e pasuri tere keto 20 vjet. Perralla si ato qe i kane kushtuar taksapaguesit grek dhe europian per 20 vjet miliarda euro duke u sherbyer si pensione dhe rroga te kota per mercenaret dhe dallkauket qe ju kane marre parate dhe ju kane nenqeshur dhe genjyer pas shpatullave gjate tere ketyre viteve.
Qirje konsull mu dhimbse se nuk e ke kuptuar filozofine e atyre qe kishe ne krah. Te mire jane te gjoret te mire nuk duhet tJua marresh as per ters per pak evro me shume ju kane genjyer ne fund te fundit shume fukarenj kane qene. Se qe ta dish cobanet e Korces jane shume punetore e te zote. Disa jane me Ilir Meten e kane mik per shembull ata ku kishe bujtur zotrote teksa i flisje kombit. Madje hic me pak e hic me shume ne fushaten zgjedhore te 2005-s kur kandidoja ne fushen e Korces per deputet nje nga ata qe kishe ne krah me tha shiko se votat e mokrareve do ti marrim duke i thene se dhe Ilir Meta ishte arumun nga Skrapari se fshati i babait te tij nga Skrapari Cepani ishte me afer Korces se Beratit. Te te them te verteten qirje Ikonomus po te njejtet miq te Ilir Metes kur rrinin me Blushin zinin be per koke te Fatos Nanos madje tani qe Blushi ka bere paqe me Ramen ata zene be edhe per koken e Rames te Blushit e te Peleshit bashke. Ndaj mos ua zer per te madhe kur te marresh vesh se zgjedhjet e ardhshme do te votojne per Ridvanin dhe Doktorin biznes eshte edhe halle kane njerezia miqesia miqesi paraja te veje e te vije thone ne Korce Qirje konsull.
Paraja eh nuk permendet litari ne shtepi te te varurit. Na ishte nje here e nje kohe dhrahmia dhe evroja tani eshte zhdukur. Po dhe ju i moret vete ne qafe i moret i hoqet vizat armen e tyre me te vyer. Ata te gjore me ate pune rronin merrnin fshatare nga te gjitha rrethet e veriut dhe te Shqiperise mesme e i deklaronin si greke ju i leshonit vizat e ata merrnin parate cte keqe kishte Sa greke prej Hasi Puke Tropoje Lure e Mirdite i kane pare syte tere keto vite Konsullates se Korces cte te them qirje konsull Po gjene mire Qirje Ikonomus ja kosovaret edhe ata pa viza jane ata qe nuk marrin pasaporta nga Serbia do ti bejme te tere vorio-epirote. Po po vorio-epirote nga Gjakova nga Drenica nga Podujeva Gjilani e Prizreni se duhen duhen. U duhen atyre qe kishit ne krah. Helbete u duhen parate tani qe Eladha ka falimentuar me cdo do ti blejne agallaret e Devollit qe te deklarohen greke kur te behet numerimi i popullsise Po ata te Fushes se Korces e ata Malesise me cti blejne Kohe te veshtira Qirje konsull Qerimi kur ishte ne Eladha e therrisnin Anastasios e tani qe ka vajtur ne Boston Xhon i thone hajde merre vesh Qerimin. ti besh kohe e globalizmit Qirje konsull
Kjo koha e globalizmit tere dynjane e ka marre ne qafe. Krize ngado te shkosh ne tere boten. Na mbyti Kina te mbajme fort njeri-tjetrin Qirje Konsull se po ti teket Kines e te na hedhe nja 30 a 40 milione vellezer kineze ketej nga ne vate edhe Eladha edhe Shqiperia apo Alvania sic e quani Ju. Minoritet do na bejne edhe ne Athine edhe ne Korce ne Selanik e Tirane bashke. Jo per gje po kush meson dhe mandarincen tani se ata qe te bejne fresk Ty ne Korce edhe greqishten se dine mire. I dashur Qirje konsull tani ne mbyllje duhet te te jap nje keshille prej miku. Mos fol me budallalleqe se sti merr kush seriozisht as ata qe kishe ne krah. Jo per gje por jemi ne shekullin XXI ndaj si interneti dhe Kina na moren ne qafe na e bene tere boten e madhe nje katund te vogel si Vorio-Epiri yt i dashur. Mos u merr me karagjoze e mashtrues qe gdhihen shqiptare drekojne greke e ngrysen rumune. Rri si mik dhe perfaqesues i nje vendi mik ne nje vend mikprites se jo per gje me duhet te te rikujtoj se jemi ne shekullin XXI dhe bota po shkon drejt qeverisjes globale ku do kete nje vend per te jetuar edhe per Ty i dashur Qirje konsull.