Shkon e vjen nga Rubikoni
Dy ngjarje politike tronditën dje opinionin publik: lirimi nga qelia i protagonistëve të gjyqit të Gërdecit pa u mbushur ende 3 vjet nga shpërthimi tragjik dhe afrimi i Dritan Priftit jo thjesht tek opozita, por në tryezën e liderëve, aty ku gatuhet politika e madhe e koalicionit të majtë. Them ngjarje politike, sepse do të ishte naive ta përshkruaje gjyqin e Gërdecit si një proces juridik, të paudhëhequr e të pandikuar nga politika. Për këtë jam i sigurt. Ajo për të cilën s’jam i sigurt është pohimi se këto dy ngjarje e kanë tronditur vërtet opinionin publik, i cili tashmë nuk habitet me asgjë dhe madje gjen fuqinë të bëjë humor me kusuret që po heq përditë mbi shpinë.
Në dukje, ngjarjet e sipërpërmendura janë të ndara nga njëra-tjetra. Në fakt, ato janë dy gjysmat e një të plote që përputhen dhe krijojnë modelin perfekt jo vetëm të korrupsionit material, por edhe të korrupsionit moral dhe zvetënimit të ndërgjegjes të shoqërisë.
Pak ditë më parë, pati nga ata që iu hodhën në fyt ambasadorit amerikan Arvizu i cili tha se korrupsioni është problem jo thjesht i qeverisë, por i shoqërisë shqiptare. Deklarata u interpretua në mënyrë naive sikur diplomati po i bënte avokatinë Sali Berishës. Në fakt, fraza që shqiptoi ambasadori, për vërtetësinë e së cilës ne jemi të ndërgjegjshëm të gjithë, fsheh me gjuhë të kujdesshme një tjetër të vërtetë të madhe: atë që jemi një popull atipik. Një popull që s’ngjason me asnjë komb tjetër në mënyrën e sjelljes, të qëndruarit, të komunikimit, të ngarjes së makinës por sidomos, në mënyrën e të menduarit. Eshtë kjo mënyrë atipike të menduari që krijon lehtas terren për mbivendosjen e paturpësive të përditshme politike, dy akte të së cilës u luajtën dje në Tiranë.
Kur flitet për gjyqin e Gërdecit, e kam të pamundur të mos më shkojë mendja tek tabulatet telefonike. Jo tek ato të “puçistëve” të 21 janarit: Bamir Topit, Ina Ramës dhe 4 gazetarëve. Por, tek ato të Mihal Delijorgjit. Në maj të vitit 2009, në redaksitë e gazetave mbërriti dosja e plotë “Gërdeci”, siç u tha, rreth 80 mijë faqe dokumente. Mes tyre ishin tabulatet e plota telefonike të disa prej protagonistëve të gjyqit, Mediut, Pinarit e Delijorgjit. Ashtu siç është botuar në “Gazetën Shqiptare”, nga zbardhja e tabulateve rezulton se Delijorgji i ka telefonuar djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha në orën 12:48 të datës 15 mars 2008. Telefonata zgjati 54 sekonda. Për një periudhë 90 ditore, Delijorgji ka biseduar 56 herë me djalin e kryeministrit. Se çfarë e shtyu biznesmenin e Gërdecit t’i telefonojë Shkëlzenit 38 minuta pas shpërthimit që vrau 26 vetë, kjo nuk do të merret vesh kurrë.
Por, të paktën mund të pretendohet se para se presidenti i Republikës, kryeprokurorja apo kryetari i PS-së t’i japin llogari Halimit për tabulatet e 21 janarit 2011, i takon Mihal Delijorgjit e Shkëlzen Berishës të shpjegojnë tabulatet e 15 marsit 2008. Fatmirësisht, këto tabulate janë me dhjetëra kopje nëpër çdo redaksi gazete. Nëse do të ngrihet ndonjëherë ndonjë komision hetimor për Gërdecin, Halimët nuk kanë nevojë t’u drejtohen kompanive celulare. “Çudia” tjetër ishte se atëkohë, përveç Erjon Veliajt, askush nga e majta nuk e ngriti zërin për skandalin e tabulateve të Gërdecit. Dhe këtu dalim tek roli i opozitës.
Afrimi i Dritan Priftit tek koalicioni i majtë nuk ishte një surprizë në vetvete. Flirti i tij me partinë që e bëri ministër për herë të parë ishte i pritshëm për arsye se ai nuk kishte më vend tek pushteti. Prifti e kaloi Rubikonin: publikoi videon e përgjuar me Ilir Metën ku bisedohej për koncesione dhe emërime. Ajo që s’pritej ishte fakti se Prifti ia behu mu në mes të tryezës së opozitës, krah për krah me Edi Ramën. E kotë të kujtosh se ish-ministri i Ekonomisë ishte në shënjestër të Partisë Socialiste dhe të kryetarit të saj vetëm 3 muaj më parë për afera me koncesionet dhe pasurinë e pajustifikuar prej 1.8 milionë dollarë. Prifti u akuzua për korrupsion ndërkohë që vetë ai deklaroi se e kishte parë kryetarin e opozitës duke marrë substanca narkotike. Pas këtyre qëndrimeve, pakkush mund t’i imagjinonte të dy në një tavolinë. Por, Rama e Prifti e kaluan prapë Rubikonin, i fshinë akuzat me gomën e pragmatizmit dhe tani do të luftojnë në të njëjtën llogore.
Mëngjesin e protestave të 21 janarit po mendoja me shaka se populli po protestonte që të risillte si ministër Dritan Priftin. Dy javë më vonë, kjo nuk tingëllon më një shaka.
(marre nga Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)