Lufta per Shqiperine e Jugut
NgaMENTOR NAZARKO
Te shtunen ne nje akt te paprecedent konsulli i Greqise ne Korce shpalli luften per Vorio Epirin. Nuk e ekzagjerojme me nje fytyre arrogante konsulli Ikonomus qe shkon ne aktivitete politike pa kravate dhe me xhup jakengritur tha ne 20-vjetorin e OMONIA-s ne Korce se regjistrimi i popullsise eshte beteja e pare per Vorio Epirin ne termat e vjeter. Ai shpalli vllehet e Korces si greke para indiferences thuajse te plote te audiences se vet parise administrative e ndoshta
intelektuale e Korces. Jane disa momente analize per kete deklarim. Se pari koha e zgjedhur. Konsulli grek e zgjodhi ne menyre thuajse perfekte kohen e ketij deklarimi. Ishte e shtune kur politika shkon me pushime pak muaj para fillimit te procesit te regjistrimit kur politika e dy kraheve eshte perfshire ne nje lufte ku argumentet e konsullit jane jashte vemendjes kur Greqia e dobet nderkombetarisht merr veten me te mire me beteja te tilla ndaj fqinjeve te dobet dhe te varfer. Prononcimi agresiv i konsullit eshte keshtu nje ballon prove per luften e shekullit XXI per Vorio Epirin qe sipas tij do te filloje me regjistrimin dhe nuk mbyllet me regjistrimin. Fillimin e kesaj lufte e kishte shpallur ideologu ne pension i kauzes se Vorio Epirit Nikolas Geixh. Vetem para pak ditesh ne sinkron me konsullin gjithashtu ne nje forme arrogante Geixh perdori termin Vorio Epir per Shqiperine e Jugut nje term qe diplomacia komuniste dhe ajo greke e viteve 80 kishin rene dakord per ta hequr nga perdorimi zyrtar.
Se dyti meriton vemendje personi i zgjedhur per shpalljen e luftes. Greqia zyrtare zgjodhi nje konsull. Ky akt eshte gjithashtu pjese e miremenduar e provokimit. Konsulli ne veprimtarine nderkombetare te nje shteti eshte thjesht figure administrative dhe jo politike figure e profilit te ulet dhe me zgjedhjen e tij Greqia ka dashur ndoshta te lere nje moment terheqjeje per diplomacine e vendit te vet nese Shqiperia do te reagoje me force. Pra te thote se ishte thjesht nje konsull dhe jo ambasadori apo nje titullar i politikes se jashtme qe beri deklarime te tilla. Nderkohe me zgjedhjen e nje niveli te ulet te perfaqesimit per te leshuar deklarata kaq te forta Greqia duket sikur do te dekurajoje dhe nivelet e larta te reagimit shqiptar. Edhe sikur ta zeme Berisha te jete shqetesuar shume ai sdo te duhej te reagonte publikisht pas provokimit te nje konsulli. Por nderkohe eshte krejt e sigurt se ky konsull nuk ka dale me mendjen e vet te beje shpallje lufte anipse me nje veshje te dikujt qe eshte gati per lufte.
Se treti qyteti i zgjedhur per te bere provokimin dhe popullsia te ciles i referohej konsulli Ikonomu. Korca eshte nje qytet plot histori dhe madje me nje jete te sotme te gjalle me cilesi urbane te shquara korcaret jane shume individe apo familje madje qe i kane dhene tonin jetes se qyteteve te medha te Veriut te Greqise si Selaniku. Korca qe u krijon zili grekeve eshte zemra e Rilindjes shqiptare dhe se bashku me Shkodren jane dy vatrat e qyteterimit tone kombetar brenda kufijve te Shqiperise politike. Por sic duket Ikonomu figura me e rendesishme publike e ketij qyteti per shkak te peshes se tij te madhe prej vizave apo pensioneve mundesive te pafundme te punesimit qe ka pasur ne dore sot njeh nje Korce tjeter. Ne zyren e tij ai ka pare te poshterohen per nje vize per nje pension per kurim ne spitalet greke per mundesi punesimi shume prej individeve te parise korcare te qytetareve te kesaj krahine ndaj ai eshte i bindur se kur te vije regjistrimi do te kemi nje pamje etnike tjeter te Korces. Nese femijet e testuar nga misioni nderkombetar i kontrollit nepermjet sheqerkave te hedhura ne toke folen shqip gjate Luftes se Pare Boterore shume prej parise korcare te sotme kane filluar te flasin greqisht pasi kane ngrene sheqerkat e konsujve greke. Keshtu shpjegohet mungesa e reagimit te tyre ne tubimin e 20-vjetorit te nje organizate qe jo vetem ka ngrene sheqerkat helene por dhe i ka shitur ato sic deshmojne hetimet e prokurorise per trafikun e vizave prej Organizates Omonia.
Se katerti grupi kulturor i zgjedhur per tu shpallur greke prej konsullit jane vllehte. Vllehte e Korces gjithashtu kane qene pjese integrale e Rilindjes sone kombetare e qyteterimit tone kombetar. Ne vendin tone ka shoqata vllehsh qe deklarohen rumune dhe ka te tjere qe deklarohen shqiptare. Lexoni Noel Malkolmin ne Nje histori e shkurter e Kosoves per origjinen shqiptare te vllehve. Nderkohe ne gjithe Ballkanin ka vlleh qe sdeklarohen greke ashtu si madje dhe vete ka vlleh te Greqise qe nuk e deklarojne veten si greke. Pse greket e Korces duhet te jene greke Apo per shkak te sheqerkave te konsujve dhene falas apo me para nepermjet OMONIA-s se Korces
fare reagimi duhet ne pikepamje cilesore dhe sasiore pas kesaj shpalljeje arrogante te luftes per Vorio Epirin Ky deklarim u jep te drejte te gjithe kritikeve vigjilente te politikes greke ne Shqiperi qe kane thene se kjo politike nuk eshte modernizuar por ajo eshte e nje shekulli me pare madje me e hershme. Referimi tek e ashtuquajtura Marreveshje e Korfuzit e zhbere nga shume marreveshje te tjera nderkombetare vijimesia e politikes se jashtme greke ne te gjithe historine e ketyre 150 vjeteve te fundit tregon se politika e jashtme greke eshte konstante. Ky deklarim verteton shqetesimet e kritikeve per procesin e regjistrimit ne kete kohe dhe me keto kushte se do te krijohet problematike e re ne marredheniet me fqinjet. Kjo shpallje lufte per Vorio Epirin nga Greqia vjen pas nje zbythjeje sistematike te politikes se jashtme te Shqiperise qe ka nisur me Enver Hoxhen dhe ka vijuar me qeverite e pas komunizmit me ardhjen e kryepeshkopit Janullatos me varrezat e ushtrise greke per te kulmuar me dhenien e 240 kilometrave katrore ujera etj. etj. Por momentet e dobesise se nje kombi ndonjehere shnderrohen ne momente force. Ministria jone e Jashtme duhet ta shpalle non grata kete individ dhe keshtu jo vetem do te tregoje force dhe dinjitet por dhe do testoje sa serioze eshte politika greke ne objektivat e veta. Opinioni publik korcar te rinjte vecanerisht duhet te tregojne se nuk e shesin identitetin e vet kombetar per viza pensione mundesi kurimi ne spitalet greke. Korca e shekullit XXI ska arsye te jete me pak patriotike sot sesa ajo e Luftes se Pare Boterore apo e mevonshmja. Kreret politike te Shqiperise dhe Berisha vecanerisht duhet te mos na japin rast te kuptojme sa larg jane patriotizmit te Ahmet Zogut dhe qeverise se tij i cili trashegoi nje shtet te dobet e forcoi ate dhe i dha dinjitet te larte ketij shteti dinjitet qe po rrenohet sot para konsujve te Vorio Epirit. Opozita e sotme duhet te reagoje ne menyre te njejte sic beri me Marreveshjen e Ujerave duke treguar patriotizmin e saj. Perndryshe pas konsullit do presim reagime te tjera pjese e nje lufte te re per Vorio Epirin. Kur nuk kerkon ate qe te takon do vijne e te marrin dicka tenden. Duke heshtur per amerine per pronat e shqiptareve ne Greqi politika shqiptare i ka ofruar mundesi politikes greke te rivendikoje te drejta te paqena ne territorin tone. Keshtu historia vazhdon.