PD dhunon sërish KQZ-në, rrëmben numrin 44 në fletën e votimit
Tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të bëjë çfarë të dojë nën diktatin e Partisë Demokratike.
Nuk vlejnë për gjë deklaratat e Genc Gjonçajt, që kërkon ndonjëherë të zbatohet ligji.
Pasi ka miratuar mes debatesh fletën e votimit dhe renditjen e partive, KQZ ka vendosur të bëjë një ndryshim, pasi Partia Demokratike nuk ka qenë e kënaqur me vendin e 43-të në listë.
Normalisht u duhej një numër që të mbahet mend kollaj. Për shembull 44.
Dhe ia kanë arritur menjëherë, duke ndryshuar fletën e votimit, pavarësisht se përfaqësuesi i PS, Genc Gjonçaj tha se duhen pesë vota për të bërë ndërhyrje në fletën e votimit pasi është hedhur shorti.
E kush pyet për short!
Një ditë më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan një sinjal të fortë se zgjedhjet nuk do jenë brenda standardeve me këtë KQZ. Ata kërkuan nga palët që të nxitojnë për të rregulluar këtë problem, pasi koha është e limituar./ep