E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënia e madhe e Jozefina Topallit

jozefina-topalli-sakte-ulurËshtë autore e shumë batutave pa shije në Kuvend. Fjalë si, zhele dhe lesh, të cilat ajo i ka përdorur nga foltorja e Kuvendit dhe që kontrastonin me portretin e saj simpatik kur rrinte e heshtur, tashmë mund të përdoren për atë vetë: Berisha e tërhoqi për zhelesh dhe ja çoi për lesh përkrahësit e saj në Kuvend. Jozefina Topalli është e humbura e madhe e PD-së. Arsyet se pse u konfigurua në këtë mënyrë lista e PD-së, ndikimi në ekuilibrat e rinj brenda saj, pse ikën deputetë të njohur, pse u larguan ata që vetëm ngrinin dorën për votim dhe pse Berisha u hakmor për karshillëqe të vogla deputetësh gjatë katër vjetëve të kësaj legjislature. Çfarë ndodh me Olldashin, Bashën, Boden, Patozin e të tjerë në PD-në e nesërme

Nga Lorenc Vangjeli, JAVA

Sipas modës së hershme dhe zakonit me po të njëjtën moshë, çfarë ndodh në Partinë Socialiste shihet me lupë edhe kur objekti është thjesht një qime, ndërsa për bëmat e Partisë Demokratike, edhe kur bëhet fjalë për trarë në sy, gjithçka kalohet me pak fjalë. Njëlloj si në atë komunikimin idhnak të dhisë me delen për çështjen e hershme të bishtit të ngritur lart. Kësaj rregullsie nuk i ka shpëtuar edhe diskutimi për listat e kandidatëve për deputetë që kanë paraqitur dy partitë kryesore në vend. Largimi i disa dhjetëra deputetëve aktualë nga lista e PD-së, thirrja nën flamurin blu të ish-deputetëve socialistë që mbajtën në këmbë qeverinë e Berishës, vendosja në listë e një pjese të kryetarëve të partive aleate apo dhe ndryshimi dramatik i ekuilibrave të brendshme në PD, ose janë lënë në heshtje, ose janë zhdukur në zhurmën e debatit për listën e PS-së. Tre kanë qenë motivet kryesore të Berishës në përpilimin e listës së tij: reduktimi i personazheve që i jepnin pak garanci politike e ndëshkimi i tyre, tërheqja e personazheve të rinj të kushtëzuar nga faktorë apolitikë, garanci për afërsinë me familje e tij biologjike dhe diktimi i ekuilibrave të rinj në PD. E humbura e madhe e kësaj liste ka një emër: Jozefina Topalli. Duke e konsideruar veten, por dhe duke krijuar në publik e në ambientet politike të djathta imazhin e numrit dy në PD dhe më shumë se kaq, duke u vetëkonsideruar si pasardhësja direkte e Berishës në PD, ajo pati fatin e Mehmet Shehut në partinë e vjetër të komunistëve. Natyrisht nuk e detyruan të vetëvritet, por i treguan një kufi të cilin ajo nuk mund ta kalojë, një kufi që për ambiciet e saj, është pothuaj një vetëvrasje politike. Në këtë kuptim, ajo është humbësja e parë e madhe e deklaruar e zgjedhjeve të 23 qershorit. Lulëzim Basha, ruajti të pak a shumë të njëjtat pozita në parti duke gjykuar nga përbërja e listave të deputetëve. Prag-fushata e nisur dhe afërsia edhe vizuale me Berishën, e lënë atë sërish në lojën për PD-në e nesërme, nëse ajo del në opozitë. Trinomi tjetër i njerëzve të fortë në PD, Olldashi, Patozi dhe Bode, gjithashtu rikonfirmuan pushtetin e tyre në PD me një numër gati të njëjtë përkrahësish të tyre që e kanë vendin në lista.

Të ndëshkuarit & Jozefina

Tani në PD ka më shumë qelbësira, por më pak demokratë. Kjo frazë i atribuohet vetë Jozefina Topallit, kryetare e Kuvendit dhe deri në javën e parë të majit, një nga figurat kryesore në PD. Topalli është ndoshta e vetmja kryesuese e listës së deputetëve në një qark, në Shkodër, që nuk mundi të imponojë asnjë nga emrat që ajo kishte përgatitur vetë. Ndryshe ndodhi me të paktën tre figura të tjera të rëndësishme në PD, Olldashi, në Fier, Bode në Korçë dhe Patozi në Vlorë, listat e të cilëve, të konsultuara paraprakisht me Berishën, u pranuan prej tij pa asnjë ndryshim.

Afërsia me Topallin i ka kushtuar shtrenjtë edhe Arenca Trashanit, Astrit Bushatit, Paulina Hotit e deri diku edhe Gjok Uldedajt. Këta deputetë, por dhe Ilir Rusmali, Mark Marku, Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha, llogariteshin si grup i afërt me Topallin dhe për këtë u ndëshkuan.

Ka pasur disa raste që në Kuvend, në mënyrë të koordinuar apo jo, ata kanë treguar provë force me numrat duke ju kundërvënë Berishës. Rasti flagrant ishte momenti i kandidaturave për Presidentin e Republikës. Berisha ishte i vendosur të çonte në karrigen e kreut të shtetit gazetarin dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Artan Hoxha. Nuk është thënë se për çfarë arsyeje, por Topalli, me një ambicie vetjake për të njëjtin pozicion, është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtij propozimi. Ajo madje i ka komunikuar Berishës se bashkë me të, janë dhe një grup tjetër deputetësh të PD-së që nuk do ta votonin Hoxhën. Dilema për shifrat dhe dyshimi për rrjedhje të mundshme të tyre duket se ka qenë shkaku kryesor i tërheqjes së Hoxhës nga kandidimi, i cili mungesën e kostumit presidencial, me siguri e sheh edhe tek armiqësia e tij me kryetaren e sertë të Kuvendit.

Mark Marku, një nga deputetët më të zëshëm në publik, shkoi edhe më tej. Duke komentuar dy kandidaturat presidenciale të paraqitura nga Berisha verën e kaluar, Zaganjori dhe Hoxha, u shpreh publikisht se kryeministri u kishte kërkuar të votonin për një anëtar të vonuar të PPSH-së dhe për një person me histori të hershme me sigurimin e shtetit. Kupa për Markun, (sipas standardeve të PD-së kjo kupë është fare e ngushtë) u derdh kur Marku ja atribuoi afrimin e tij në Kuvend një bisede të gjatë me Topallin.

Për një pjesë të listës së lënë jashtë, të paktën zyrtarisht, si arsye është paraqitur edhe inaktiviteti i tyre politik. E çuditshme është që i njëjti kriter që u zbatua për përkrahësit e Topallit, nuk vlejti për të tjerë deputetë që ndodhen në pozicione të sigurta në listat e PD-së.

Ka pasur dy pamje të përcaktuara qartë të Topallit në sjelljen e saj politike në këtë legjislaturë. Haptazi dhe drejtpërdrejtë ajo është afishuar si numri dy i PD-së. Topalli, por dhe Olldashi, Patozi, Bode dhe një numër tjetër deputetësh, krijonin në PD jo një grup apo një rrymë të konfiguruar qartazi, por më shumë se kaq, ishin pjesë e një marrëveshjeje të heshtur bashkëpunimi. Së bashku, ata kontrollonin shumicën e qarqeve të mëdha në Shqipëri dhe mbi të gjitha, shumicën dërmuese të strukturave organizative të PD-së në qarqe. Jozefina Topalli tanimë nuk ka çfarë i afron këtij grupi. Provën e saj të forcës ajo e konsumoi në katër vitet e kësaj legjislature, gjatë të cilit, morri në heshtje edhe mërinë e kryeministrit. Berisha e duroi kur nuk kishte çfarë ti bënte, por në momentin vendimtar, duke e mbajtur atë brenda në listë, e nxori nga dritarja e paradhomës së pushtetit.

Ka pasur disa momente të kësaj prove forcash dhe numrash në Kuvend, të cilat përgjithësisht kanë kaluar larg vëmendjes së medias, qoftë asaj që ishte pra

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›