E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD do rikthehet shpejt në pushtet

08-07-2013 / Gazeta 55

Sokol Olldashi, takim me strukturat e PD në Kukës Kandidati për kreun e PD-së, Sokol Olldashi, zhvilloi dje në qytetin e Kukësit, një takim me anëtarë të kësaj force politike ku u theksua se janë mundësitë për rikthimin e shpejtë të PD-së në pushtet. Në fjalën e tij, kandidati për kreun e PD-së theksoi se, “jemi pjesë e bilancit mjaft pozitiv të qeverisë Berisha, por edhe të humbjes së zgjedhjeve”. “Nuk rezulton se vota kundër ishte për qeverisjen, apo Berishën, ndaj kjo humbje duhet analizuar plotësisht”, tha Olldashi. Ai vlerësoi fushatën e PD-së në qarkun e Kukësit. “Ju u treguat më të vëmendshëm dhe fituat. Ndaj ju shpreh të gjitha falënderimet”, tha Olldashi. Ndërsa shtoi se, “që të ringrihemi duhet t’i korrigjojmë gabimet”. “Se edhe strukturat e partisë erdhën duke u dobësuar, pasi drejtuesit u angazhuan në detyra të ndryshme drejtuese shtetërore, gjë që solli edhe dobësimin e partisë në nivelin bazë”. Ai vlerësoi mjaft pozitiv faktin e vendosjes së sistemit “një anëtar, një votë”. “Kjo mundëson që secili të mbajë përgjegjësi dhe vendosjen e një karriere brenda radhëve të partisë”, tha Olldashi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›